"Zgjedhjet e ndershme janë prioritet, sepse qeveria e Bojko Borisovit vononte shumë kohë votimin me makina, shumë kohë i pengonte bullgarët jashtë vendit për të votuar dhe shumë kohë ishim rekordmen evropianë për nga fletëvotimet e pavlefshme ".
Kështu sot, gjatë vizitës së tij në qytetin Përvomaj (Bullgari Jugore), për festën e qytetit, Presidenti Rumen Radev iu përgjigj një pyetjeje gazetareske pse kaq shpejt e nxori dekretin për shpalljen në Fletoren Shtetërore të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Radev shprehu shpresë se “BSP për Bullgarinë” do të shfrytëzojë mundësinë e mandatit të tretë, të cilin do ta marrë nga Presidenti më 5 maj, dhe do të arrijë të formojë një qeveri të alternativës demokratike së bashku me partitë e tjera që shprehin pritjet e njerëzve për ndryshim.Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..