Uji është një nga burimet më të vlefshme shteruese në Tokë - të gjithë e dimë këtë, por duket se e nënvlerësojmë këtë fakt derisa të përballemi me mungesën e tij reale ose të dëshmojmë një përmbytje shkatërruese.
Ambientalistët nga Greenpeace-Bullgaria vendosën ta përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë sonë përsëri në ndotjen e burimeve ujore në vend. Fushata e tyre pranverore #Zgjedhe Ujin është një mënyrë tradicionale dhe efektive për t'u kujdesur për natyrën – nëpërmjet organizimit dhe mbështetjes së ngjarjeve të pastrimit të burimeve ujore në të gjithë vendin. Meqenëse mbrojtja e burimeve ujore është detyra jonë që të kemi një të ardhme të mirë. Ambientalistët e quajnë fushatën e tyre një mobilizim kombëtar për pastrimin e burimeve ujore në Bullgari. Nisma është për të gjithë ata që nuk janë indiferentë nëse në lumenjtë, liqenet dhe digat e Bullgarisë do të lundrojnë mbeturina - shpjegoi Angell Bondov, koordinator i bashkësive vendase në Greenpeace-Bullgaria.
“Të gjithë e duan ujin, të gjithëve u pëlqen të vizitojnë një digë, liqen, apo lumë afër vendit ku jetojnë. Të gjithë kanë parë mbeturinat e grumbulluara pranë këtyre rezervuarëve, kështu që kushdo që dëshiron të marrë pjesë në fushatën tonë është i mirëpritur të mbledhë bashkëmendimtarë dhe të regjistrohet në faqen tonë, dhe ne do t'i dërgojmë atij pajisjet e nevojshme të pastrimit - shpjegoi Angell Bondov përpara BNR-Radio Sofje.
Shpresojmë se gjatë tërë muajit maj do të ketë shumë ngjarje të tilla dhe se ato do të bëhen një festë e vërtetë për të gjithë ne.”
Fushata #Zgjedhe Ujin organizohet me rastin e përvjetorit të dhjetë të degës bullgare të Greenpeace. Ambientalistët zhvilluan bisedimin rreth mbrojtjes së burimeve ujore në Bullgari që përpara zgjedhjeve parlamentare në vend më 4 prill. Atëherë ata iu drejtuan politikanëve me tre pyetje në lidhje me ruajtjen e resurseve ujore dhe "menaxhimin e tyre njerëzore". Ambientalistët kërkuan nga politikanët për t’i shpjeguar shoqërisë se cili është vizioni i tyre për zgjidhjen e problemit të mungesës së ujit, për përdorimin e ujit në sistemin energjetik në planin afatgjatë dhe në cilin drejtim duhet të transformohet prodhimi i energjisë në vendin tonë.
Arsyen për këtë hap Greenpeace e shpjegon thjesht – “Demokracia punon për ne kur ne punojmë për të”. Ne mund të ruajmë natyrën dhe shoqërinë duke votuar dhe duke kërkuar që politikanët e zgjedhur nga ne të marrin përgjegjësinë për premtimet e tyre dhe të jenë udhëheqës ambiciozë politikë me një vizion për ruajtjen e natyrës.”
Përpiloi: Vesella Krësteva (intervistë e Gergana Pejkovës, BNR – Radio Sofja)
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, gabrovoinnovationcamp.eu, greenpeace.orgAsociacioni i Organizatave Kulturore Bullgare Jashtë Vendit është organizata më e re që bashkon bullgarët në mbarë botën. Ndër themeluesit janë 26 shoqata dhe 6 anëtarë individualë. "Në Sofje vendosëm një rregull në strukturën dhe punën e shoqatave..
Në mbledhjen e Komisionit për Arsim dhe Shkencë në Asamblenë Popullore, Mitropoliti Gavriil i Lloveçit paraqiti qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në të cilin Kisha Ortodokse Bullgare shpreh mbështetjen e saj për motivet e..
Këtë mëngjes, nxënësit bullgarë të shkencës dhe gjuhësisë u kthyen me 12 çmime nga olimpiadat më prestigjioze ndërkombëtare në Tajvan dhe Filipine. Vanesa Kalinkova, një nxënëse nga Shkolla e Mesme e Specializuar e Shkencës dhe Matematikës në..
Gjatë natës së 12 duke u gdhirë 13 gusht, qielli mbi Bullgari do të ofrojë një nga spektaklet natyrore më mbresëlënëse – kulmin e shiut të meteorëve..
49.2% e qytetarëve bullgarë mbështesin anëtarësimin në eurozonë, dhe 45.8% janë kundër. Kjo tregohet nga një anketë nga "Alfa Research", e kryer në..
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, përshëndeti dizajnin e monedhës bullgare 1 euro në një postim në rrjetin social..