Uji është një nga burimet më të vlefshme shteruese në Tokë - të gjithë e dimë këtë, por duket se e nënvlerësojmë këtë fakt derisa të përballemi me mungesën e tij reale ose të dëshmojmë një përmbytje shkatërruese.
Ambientalistët nga Greenpeace-Bullgaria vendosën ta përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë sonë përsëri në ndotjen e burimeve ujore në vend. Fushata e tyre pranverore #Zgjedhe Ujin është një mënyrë tradicionale dhe efektive për t'u kujdesur për natyrën – nëpërmjet organizimit dhe mbështetjes së ngjarjeve të pastrimit të burimeve ujore në të gjithë vendin. Meqenëse mbrojtja e burimeve ujore është detyra jonë që të kemi një të ardhme të mirë. Ambientalistët e quajnë fushatën e tyre një mobilizim kombëtar për pastrimin e burimeve ujore në Bullgari. Nisma është për të gjithë ata që nuk janë indiferentë nëse në lumenjtë, liqenet dhe digat e Bullgarisë do të lundrojnë mbeturina - shpjegoi Angell Bondov, koordinator i bashkësive vendase në Greenpeace-Bullgaria.

“Të gjithë e duan ujin, të gjithëve u pëlqen të vizitojnë një digë, liqen, apo lumë afër vendit ku jetojnë. Të gjithë kanë parë mbeturinat e grumbulluara pranë këtyre rezervuarëve, kështu që kushdo që dëshiron të marrë pjesë në fushatën tonë është i mirëpritur të mbledhë bashkëmendimtarë dhe të regjistrohet në faqen tonë, dhe ne do t'i dërgojmë atij pajisjet e nevojshme të pastrimit - shpjegoi Angell Bondov përpara BNR-Radio Sofje.
Shpresojmë se gjatë tërë muajit maj do të ketë shumë ngjarje të tilla dhe se ato do të bëhen një festë e vërtetë për të gjithë ne.”
Fushata #Zgjedhe Ujin organizohet me rastin e përvjetorit të dhjetë të degës bullgare të Greenpeace. Ambientalistët zhvilluan bisedimin rreth mbrojtjes së burimeve ujore në Bullgari që përpara zgjedhjeve parlamentare në vend më 4 prill. Atëherë ata iu drejtuan politikanëve me tre pyetje në lidhje me ruajtjen e resurseve ujore dhe "menaxhimin e tyre njerëzore". Ambientalistët kërkuan nga politikanët për t’i shpjeguar shoqërisë se cili është vizioni i tyre për zgjidhjen e problemit të mungesës së ujit, për përdorimin e ujit në sistemin energjetik në planin afatgjatë dhe në cilin drejtim duhet të transformohet prodhimi i energjisë në vendin tonë.

Arsyen për këtë hap Greenpeace e shpjegon thjesht – “Demokracia punon për ne kur ne punojmë për të”. Ne mund të ruajmë natyrën dhe shoqërinë duke votuar dhe duke kërkuar që politikanët e zgjedhur nga ne të marrin përgjegjësinë për premtimet e tyre dhe të jenë udhëheqës ambiciozë politikë me një vizion për ruajtjen e natyrës.”
Përpiloi: Vesella Krësteva (intervistë e Gergana Pejkovës, BNR – Radio Sofja)
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, gabrovoinnovationcamp.eu, greenpeace.org"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..