Në një letër zyrtare Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ Andon Balltakov i kërkoi Parlamentit të ndryshojë tekstin e Ligjit për Buxhetin e Shtetit, i cili e lejon qeverinë të shkurtojë fondet për radion publike. Buxheti i BNR për këtë vit u zvogëlua me gati 1 milion leva përmes dekretit të fundit të kabinetit të dorëhequr.
Andon Balltakov thekson se kjo kërkon që të zvogëlohen shpenzimet operative të radios dhe rrezikohet zbatimi i misionit të saj publik.
"Kompensimi i financave të reduktuara mund të çojë në humbje të vendeve të punës ose në paaftësi të BNR për të paguar shpenzimet në rritje të transmetimit tokësor, të zgjidhë çështjet e lidhura me pagimin e të drejtave të autorit", shkruhet në letrën e Drejtorit drejtuar deputetëve, Presidentit, Këshillit të Ministrave dhe Përfaqësimit të KE në Bullgari.
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..