Në mbledhjen e sotme kombëtare të partisë GERB, dy muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, lideri i partisë Bojko Borisov u nda me dy zëvendësit e tij të deritanishëm – kryetarët e bashkive të Sofjes dhe të Burgasit, Jordanka Fandëkova dhe Dimitër Nikollov. Vendet e tyre zënë ish zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev dhe Daniell Mitov, i cili u propozua kryeministër i projekt-kabinetit GERB-SDS.
“Kemi dy muaj shumë të vështirë para nesh kundër shumë, shumë parave që po përballen me ne - paratë e oligarkisë”, tha Borisov.
Para forumit të partisë GERB ai tha se do të jetë një katastrofë për shtetin nëse nuk formohet qeveri pas zgjedhjeve të parakohshme.
Ai premtoi digjitalizim të plotë në se partia e tij prapë do të qeverisë vendin.
Mbrëmjen e sotme në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe synimi..
Dhjetë foshnja lindën vitin e fundit në kuadër të programit të donatorëve të Bashkisë Metropolitane për të mbështetur familjet me probleme riprodhuese. Që nga fillimi i programit të Bashkisë Metropolitane në dhjetor 2015 deri më tani aplikuan afro..
Për të tetën ditë nuk ka asnjë gjurmë nga djali i zhdukur 13-vjeçari me sindromën Down në fshatin Konare të qytetit Stara Zagora, u bë e qartë nga një deklaratë e ministrit të brendshëm Atanas Illkov. Nikollaj u zhduk më 17 dhjetor – sipas nënës..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..