Bullgarët e Banatit dhe bashkatdhetarët tanë nga krahinat lindore të fqinjës sonë perëndimore, ose siç e quajmë Krahinat Perëndimore, po përgatiten të shënojnë një përvjetor të rëndësishëm lidhur me historinë e tyre plotë kthesa. Më 16 maj mbushen 80 vjet nga nxjerrja e 1100 robërve të luftës, bullgarë etnikë nga Maqedonia, Krahinat Perëndimore dhe Banati Serb nga kampi gjerman i përqendrimit në Timishoara pas okupimit të Jugosllavisë nga Gjermania në vitin 1941.
Merita për këtë ngjarje historike i takon bullgarit nga Banat Anton Lebanov, veprimtar aktiv i bashkisë bullgare në Banat. Më 16 maj të vitit 1941 me ndihmën e Legatës Bullgare në Bukuresht, ai arriti të nxirrte robërit e luftës dhe të mobilizonte komunitetin e bullgarëve banatë në Timishoara dhe zonën përreth për të ndihmuar me strehimin dhe ushqimin e tyre, përderisa autoritetet i kthenin në vendet e tyre të lindjes.
Në atë kohë Anton Lebanov ishte vetëm 29 vjeç me përvojë të pasur të avokatit, gazetarit dhe mbrojtësit të kulturës bullgare. Ai botonte gazetën “Zëri i Bullgarëve Banatë” (1935-1943), bashkë me Karoll Tellbizov, dhe ishte nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Shoqërisë Kombëtare Bullgare në Banat krijuar në vitin 1939.
Përvjetori i 80-të i ngjarjes do të shënohet në kishën katolike “Shën Jozefi” në kryeqytet më 16 maj nën moton “Lista e shpëtimit”/si analog i filmit të njohur “Lista e Schindler-it” të regjisorit Steven Spielberq/.
Kremtimi ngre pikëpyetje rreth misionit të kujtesës stërgjyshore, rreth harresës dhe fuqisë së identitetit kombëtar.
Në veprimtari do të asistojnë miq nga Vinga dhe Star Beshenov në Rumani, nga botimi „Banatski Balgarski Glas” (Zëri i Bullgarëve Banatë), përfaqësues të bullgarëve nga Banati Serb, nga shoqata “GLAS” – Bosilegrad dhe nga Shoqata “Miqësi Maqedono-Bullgare” – Manastir.
Kremtimi organizohet nga Shoqata e Bullgarëve Banatë në Bullgari – Falmis, me përkrahjen e Fondacionit “Kujtesa Bullgare”, bashkë me Agjencinë Shtetërore “Arkiva” dhe Famullia Katolike “Shën Jozefi” në Sofje.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: starbisnov.blogspot.comArkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..