Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Në pëshpëritje e humbas mendjen time ..."

Më shumë se 40 artistë dhe muzikantë bullgarë janë përfshirë në videon më të fundit të P. I. F.

Foto: BGNES

Dimo nga grupi P. I. F. është një njeri që nuk mund të harrohet. Edhe pse jetoi dhe punoi në një mënyrë shumë modeste, pa u treguar dhe gjithnjë bashkë me kolegët e tij, ai la kaq shumë pas - njerëz që e duan, këngë që kanë prekur disa breza, një zë i njohur dhe frymëzues.

Disa muaj më parë Dimo ndërroi jetë në moshën 45 vjeç, duke humbur betejën me Covid - 19.

Ditët e fundit fansat e bendit dhe të Dimos patën kënaqësinë ta shohin videon e këngës së parë prej albumit të ri të P. I. F. dhe të fundit me pjesëmarrjen e Dimos.

Kënga quhet OPUS 4, zëri është i Dimos, dhe në video shihen dhjetëra muzikantë dhe aktorë të njohur bullgarë. Kuadri i fundit është me Dimo, i xhiruar në kishën tek diga e Zhrebçevos. Teksti i është kushtuar besimit në Zot dhe shpreh gjëra shumë personale.

"Unë gjithmonë do të bërtas emrin tënd dhe në pëshpëritje e humbas mendjen time ..." - këndon Dimo në tekstin e sinqertë dhe plot simbole – një gjë tipike për krijimtarinë e tij. Secili prej pjesëmarrësve në video gjithashtu ka një qëndrim shumë personal. Sytë dhe sjellja e tyre tregon mirënjohje dhe respekt për këtë artist, me të cilin jeta i ka takuar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dashuria si një qiell"

Pak pas prezantimit të baladës së tij të bukur “Po vrapojmë” ,  Miro ka një tjetër këngë të re, kësaj radhe me një tingull të lehtë të stilit karakteristik për vitet 80 dhe 90 të shekullit të njëzetë. Për krijimin e "Dashuria si një qiell"..

botuar më 24-06-04 8.25.PD

Ersin Mustafov nga JEREMY? me një projekt të pavarur - "Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë"

Në sinkron me pranverën me shi jashtë, Ersin Mustafov na dërgon mesazhin gazmor “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” me këngën e tij me të njëjtin emër. Meqenëse e njohim deri tani si frontmenin e JEREMY? , po e mirëpresim me interes..

botuar më 24-06-03 6.10.PD

"Përshëndetje" - diçka e re nga Mary Boys Band

Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër.  Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e..

botuar më 24-05-31 6.15.PD