Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Në pëshpëritje e humbas mendjen time ..."

Më shumë se 40 artistë dhe muzikantë bullgarë janë përfshirë në videon më të fundit të P. I. F.

Foto: BGNES

Dimo nga grupi P. I. F. është një njeri që nuk mund të harrohet. Edhe pse jetoi dhe punoi në një mënyrë shumë modeste, pa u treguar dhe gjithnjë bashkë me kolegët e tij, ai la kaq shumë pas - njerëz që e duan, këngë që kanë prekur disa breza, një zë i njohur dhe frymëzues.

Disa muaj më parë Dimo ndërroi jetë në moshën 45 vjeç, duke humbur betejën me Covid - 19.

Ditët e fundit fansat e bendit dhe të Dimos patën kënaqësinë ta shohin videon e këngës së parë prej albumit të ri të P. I. F. dhe të fundit me pjesëmarrjen e Dimos.

Kënga quhet OPUS 4, zëri është i Dimos, dhe në video shihen dhjetëra muzikantë dhe aktorë të njohur bullgarë. Kuadri i fundit është me Dimo, i xhiruar në kishën tek diga e Zhrebçevos. Teksti i është kushtuar besimit në Zot dhe shpreh gjëra shumë personale.

"Unë gjithmonë do të bërtas emrin tënd dhe në pëshpëritje e humbas mendjen time ..." - këndon Dimo në tekstin e sinqertë dhe plot simbole – një gjë tipike për krijimtarinë e tij. Secili prej pjesëmarrësve në video gjithashtu ka një qëndrim shumë personal. Sytë dhe sjellja e tyre tregon mirënjohje dhe respekt për këtë artist, me të cilin jeta i ka takuar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lili Ivanova në një nga koncertet e saj në vitin 2024

Ylli i muzikës pop bullgare Lili Ivanova do të këndojë para publikut të Plovdivit

Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..

botuar më 25-11-15 4.40.PD

Për Shën Cecilian – një koncert në kujtim të organistit virtuoz Janko Marinov

Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..

botuar më 25-11-14 2.00.MD
Janka Rupkina

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare – “Kalimanku Denku” – një perlë në krijimtarinë e këngëtares Janka Rupkina dhe kompozitorit Krasimir Kjurkçijski

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal

botuar më 25-11-14 6.05.PD