Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pika të vaksinimit u hapën në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Dr. Milen Vrabevski
Foto: Ani Petrova

Dy qendra vaksinimi kundër Covid-19 u hapën në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut pranë Stanke Lisichkovo dhe Zlatarevo. Para Radio Blagoevgrad të BNR-s, iniciatori i pikave të lëvizshme, Dr. Milen Vrabevski, njoftoi se tani mund të vaksinohen qytetarët e Maqedonisë së Veriut me pasaporta bullgare, banorë të përhershëm, si dhe banorë të përkohshëm dhe familjet e tyre.

Nga 19 maj, qendrat e vaksinimit do të funksionojnë në regjimin “korridore të gjelbra” dhe “qytetarët nga ana tjetër ε kufirit mund të vijnë dhe të vaksinohen lirshëm”, tha Dr. Vrabevski. Vaksinat e siguruara janë Pfizer, Modern dhe Jansen. Rreth 2000 njerëz janë regjistruar tashmë për imunizim.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Për të pestin vit radhazi nxënësit e Gorës dhe Gollobordës shënojnë “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare"

Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..

botuar më 24-12-27 11.06.PD

“Krishtlindjet bullgare” mblodhi 2.9 milionë leva (pothuajse 1.5 milionë euro) për fëmijët në nevojë për trajtim

Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..

botuar më 24-12-26 10.24.PD

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD