Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Gjithnjë e më afër” është motoja e festivalit të ardhshëm të vallëzimit “Antistatik”

Vili Prager nga festivali ndërkombëtar “Antistatik”: Konkurset tashmë janë një praktikë e vjetër

Foto: antistaticfestival.org

Vili Prager është mes themeluesve të “Antistatik”. Historia e festivalit Ndërkombëtar fillon gjatë vitit 2008 në Sofje, si një forum i vetëm për nga lloji i vet dhe një pjesë nga përpjekjet e rrjetit ballkanik për vallëzim modern “Akademia nomade e vallëzimit” për popullarizimin dhe zhvillimin e vallëzimit modern në vendet nga regjioni. Prager është nxënës i Universitetit për Arte në Berlin, i Universitetit të Plovdivit dhe i klasave eksperimentale teatrale “4XC”. Ka punuar dhe me disa nga regjisorët dhe koreografët më të mirë në të gjithë botën. Ai është mbajtës i çmimit të publikut Prix Jardin d’Europe në Festivalin Ndërkombëtar Impulstanz në Vjenë (2013).

Për projektin e tij të fundit koreografik “ Më e pakta mund të jetë më shumë, por nganjëherë është pothuajse asgjë” ai punon me studentë nga Akademia për Vallëzime dhe Përformancë e Qendrës Kombëtare për Vallëzim të Bukureshtit. Shfaqja e frymëzuar nga disko trupa Ballet Zoom, është një pjesë nga afishja e 14 “Antistatik”.

“Shkela në thirrjen në artet vizuale “Less is more”. Por, kaq shumë na vjen kjo në periudhën e epidemisë , saqë kemi nevojë prej prekjeve më të shumta, më shumë përqafimeve dhe kontakteve midis nesh”, thotë Vili Prager.

Festivali do të zhvillohet midis 28 majit dhe 6 qershorit, krejtësisht live nën moton “Gjithnjë e më afër”. Madje gjatë vitit të kaluar, kur u nevojit  të shtyjmë programin  nga pranvera për në vjeshtë, ne përsëri ishim live, tregon Vili Prager përpara Radio Bullgarisë.

Vili Prager

“Detyra jonë akoma gjatë krijimit të festivalit përpara 14 vjetëve ishte që t’i tregojmë publikut, se vallëzimi modern dhe përformanca nuk është diçka e tmerrshme, e rrezikshme dhe e pakuptueshme  dhe në përgjithësi, se arti modern nuk është diçka jo komunikuese, por përkundrazi”, shton ai.

Sivjet programi do të jetë krejtësisht ndërkombëtar, gjë e cila vë sfida të shumta përpara organizimit të forumit:

Presim artistë nga Gjermania, Franca, Finlanda, Rumania dhe madje dhe një shfaqje nga Shtetet e Bashkuara. Mendojmë se “live” është mënyra për të komunikuar me artet skenike. Prandaj me moton “Gjithnjë e më afër” themi se është me rëndësi qe të respektojmë distancën, por duhet të gjenden mënyra të jemi gjithnjë e më afër deri tek arti i gjallë.”

Sivjet për herë të parë festivali prodhon një shfaqje, e cila do të tregohet në ditën e hapjes. Për premierën mbërriti koreografja Paula Rosolen nga Gjermania. Ajo do të punojë me 20 interpretues bullgar të moshave të ndryshme dhe një përvojë të madhe rreth krijimit të “Për nder ndaj Merce Cunningham”. Gjatë vitit 2019 mbushen 100 vjet nga lindja  e legjendës së vallëzimit.

Programi i festivalit parashikon përgjithësisht 15 ngjarje, mes të cilave shfaqje, takime me artistë, biseda, si dhe premierë / 3 në numër/ të revistës së vetme vjetore në Bullgari “Revistë për vallëzim”. Në të do të paraqiten mënyrat, në bazë të të cilave politika hyn në arte dhe sesi trupi reagon mbi aksionet e ndryshme politike dhe protestat, sqaroi Vili Prager. Festivali i vallëzimit, i cili do të zhvillohet në Sofje nuk ka një karakter konkursi, kurse shfaqjet e tij janë jashtëzakonisht të përshtatshme për publikun ndërkombëtar, meqenëse janë jo verbale, dhe nëse ka tekst, ai është në gjuhën angleze, sqaroi Prager.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: antistaticfestival.org, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Svishtov festojnë 169 vjetorin e themelimit të vatrës së parë kulturore bullgare

Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..

botuar më 25-01-30 5.15.PD

U bënë të ditur emrat e rezidentëve të Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025

Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..

botuar më 25-01-29 9.41.PD

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD