Qyteti piktoresk bullgar me histori mijëvjeçare, me shtëpi nga koha e Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe me mundësi të mrekullueshme për turizëm hyri në klasifikimin prestigjioz të botimit britanik Hello. Nesebër renditet në vendin e 7. Qyteti ynë bregdetar është i përshkruar kështu:
“Në Bullgari ka shumë plazhe të virgjëra me Flamur Blu, të pastra dhe të sigurta, kështu që mund të argëtoheni duke luajtur në rërë ose duke notuar në det me të vegjlit.
Nesebër ka si një pjesë të vjetër, ashtu edhe një pjesë të re, që ia vlen të eksplorohen. Aty do të zbuloni kushte të shkëlqyera për të bërë pazar, si dhe për të vizituar një restorant si gjatë ditës, ashtu edhe herët në mbrëmje, kështu që të ktheheni në hotel herët në mënyrë që fëmija juaj të shkojë në shtrat me kohë” – thekson botimi britanik.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaNjë kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..