Qyteti piktoresk bullgar me histori mijëvjeçare, me shtëpi nga koha e Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe me mundësi të mrekullueshme për turizëm hyri në klasifikimin prestigjioz të botimit britanik Hello. Nesebër renditet në vendin e 7. Qyteti ynë bregdetar është i përshkruar kështu:
“Në Bullgari ka shumë plazhe të virgjëra me Flamur Blu, të pastra dhe të sigurta, kështu që mund të argëtoheni duke luajtur në rërë ose duke notuar në det me të vegjlit.
Nesebër ka si një pjesë të vjetër, ashtu edhe një pjesë të re, që ia vlen të eksplorohen. Aty do të zbuloni kushte të shkëlqyera për të bërë pazar, si dhe për të vizituar një restorant si gjatë ditës, ashtu edhe herët në mbrëmje, kështu që të ktheheni në hotel herët në mënyrë që fëmija juaj të shkojë në shtrat me kohë” – thekson botimi britanik.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaAto shfaqen në vendet më të pazakonshme – lart në mal apo në breg të detit, nën kurorat e pemëve apo direkt nën qiellin me yje. Bëhet fjalë për një dukuri relativisht të re në turizmin bullgar – të ashtuquajturat glamping-e . Termi vjen nga anglishtja..
Ish-Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzlluxha duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një destinacion turistik, i cili do të sjellë përfitime dhe të ardhura për rajonin. Rreth kësaj ideje u bashkuan vizitorët e Festivalit "Open..
Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..