13 plazhe nëpër bregdetin bullgar pranë Detit të Zi morën dekoratën “Flamuri blu”. Mes tyre janë 3 plazhet në vendpushimin “Sllënçev Brjag”, plazhet e qytezës pushimore “Djuni” dhe këto në lokalitetin “Arkutino”.
“Flamuri blu” është një çmim ekologjik botëror i cili u jepet plazheve, të cilat u përgjigjen një sërë kritereve për cilësi, mes të cilave dhe pastërtia e ujit të detit. Përveç kërkesave ekologjike, plazheve të dalluara u aplikohen dhe masa të posaçme kundër shpërndarjes së koronavirusit, saktësuan nga lëvizja bullgare “Flamuri blu”.
Dhe pavarësisht nga fakti se kjo është etiketa më prestigjioze ekologjike për plazhet, interesi ndaj saj nga ana e koncesionerëve tek ne nuk është i madh, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare-Burgas Stanimir Gjeorgjiev, kryetar i Këshillit Drejtues të lëvizjes në Bullgari.
“Ne i ndjekim në mënyrë të përpiktë plazhet, të cilat kanë aplikuar dhe janë të dalluara me çmimin “Flamuri blu” dhe garantojmë se ato u përgjigjen kushteve botërore që ta mbajnë këtë shenjë prestigjioze. Po vëmë re dhe plazhe të tjera, të cilat me të vërtetë menaxhohen shumë mirë, shumë lehtë mund të hyjnë në program dhe ta marrin çmimin, por nuk ka interes nga koncesionerët e tyre. Mjerisht ka dhe shumë plazhe të tjera të mira, të cilat detyrimisht duhet të propozojnë një produkt më të mirë turistëve, por aty nuk bëhen përpjekje të mjaftueshme.”
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaBordi Kombëtar i Turizmit do të hartojë një kalendar për turizmin kulturor në vend, njoftoi zëvendëskryetari i bordit, Martin Zaharievi, gjatë konferencës “Destinacioni Bullgaria në fokus për vitin 2026”, raporton BTA. Sezoni i kaluar veror ishte më i..
Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..