Me rastin e Festës së Trëndafilit në Karllovo /Bullgari Qendrore Jugore/, sivjet në qytet zhvillohet një pazar i produkteve të trëndafilave vajdhënës "Shtegu i Trëndafilit" dhe një punëtori artizanale. Për herë të parë festa do të mbahet jo në qendër të qytetit, por në parkun afër stadiumit, njoftoi BNR-Plovdiv.
Sot ngjarjet fillojnë me ritualin e mbledhjes së trëndafilave në kopshtet e trëndafilave afër Karllovos, ku do të mirëpritet Mbretëresha e Trëndafilit e këtij viti Elena Danova.
Procesioni tradicional i Mbretëreshës dhe spektakli koreografik folklorik do të zhvillohen gjithashtu në stadium, ndërsa në "Karllovon e Vjetër" dhe në Muzeun Historik do të ketë demonstrime të zierjes së trëndafilit dhe degustim të produkteve të trëndafilave.
Festa do të përfundojë me tre koncerte në të hapur. Pazari “Shtegu i Trëndafilit” zgjat deri më 30 maj.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..