Me rastin e Festës së Trëndafilit në Karllovo /Bullgari Qendrore Jugore/, sivjet në qytet zhvillohet një pazar i produkteve të trëndafilave vajdhënës "Shtegu i Trëndafilit" dhe një punëtori artizanale. Për herë të parë festa do të mbahet jo në qendër të qytetit, por në parkun afër stadiumit, njoftoi BNR-Plovdiv.
Sot ngjarjet fillojnë me ritualin e mbledhjes së trëndafilave në kopshtet e trëndafilave afër Karllovos, ku do të mirëpritet Mbretëresha e Trëndafilit e këtij viti Elena Danova.
Procesioni tradicional i Mbretëreshës dhe spektakli koreografik folklorik do të zhvillohen gjithashtu në stadium, ndërsa në "Karllovon e Vjetër" dhe në Muzeun Historik do të ketë demonstrime të zierjes së trëndafilit dhe degustim të produkteve të trëndafilave.
Festa do të përfundojë me tre koncerte në të hapur. Pazari “Shtegu i Trëndafilit” zgjat deri më 30 maj.Na pëlqen të themi se Bullgaria shtrihet për aq sa ka bullgarë. Që kjo hapësirë shpirtërore, këta kufij shpirtërorë të Bullgarisë, të jenë të gjallë dhe të shëndetshëm, duhet të ketë një lidhje të fortë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit...
Studentët e mjekësisë, mjekët e rinj dhe specialistët mjekësorë nga gjashtë qytete – Sofja, Plovdivi, Pleveni, Burgasi, Varna dhe Stara Zagora, protestuan njëkohësisht për paga më të larta, kushte të mira pune dhe orare të rregulluara pune, njoftoi..
Rituali i mbledhjes së trëndafilave ka filluar në kopshtet e trëndafilave pranë Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore), njoftoi bashkia. Dhjetëra të ftuar u mblodhën në kopshtet me trëndafila pranë fshatit. Kënçevo, për të mësuar rreth traditave të..
Tabloja demografike jashtëzakonisht negative është ndoshta sfida më e madhe që duhet të kapërcejmë për të ruajtur veten si komb, tha Cvetan Spasov, kreu..
Rreth 38% e bullgarëve nuk planifikojnë ose nuk mund të shkojnë me pushime këtë verë, tregon një anketë e Agjencisë “Mjara”, njofton BTA. Ata që dhanë..
Pesë raste sulmesh nga bandat e të ashtuquajturave “vendas” u regjistruan në Sofje vetëm javën e kaluar. Ka të ndaluar, kanë filluar procedurat..