Para disa ditësh në godinën e Ambasadës Bullgare në Tiranë u promovua dokumentari “Vendlindja dhe origjina” për minoritetin bullgar në Shqipëri, njoftoi sot.com.al. Skenari i filmit është i z. Selim Hoxhaj, Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, regjisori është Engjëll Ndocaj - Mjeshtër i Madh, operatori - Arben Tafili, kurse producenti - Gëzim Kurti - Kryetar i Shoqatës “Bullgarët e Shqipërisë”. Për realizimin e dokumentarit grupi xhirues ka shkelur në zona të ndryshme të Shqipërisë ku jeton pakica bullgare: Ostren, Gollobordë, Streblevë, Boboshticë, Drenovë, Vernik, Shishtavec, Borje, Zapod, etj. Filmi është xhiruar në kuadrin e një projekti me ndihmën financiare të qeverisë së Bullgarisë.
Në promovimin e dokumentarit morën pjesë Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri z. Momtchil Raytchevski, deputetë shqiptarë, anëtarë të grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri - Bullgari, z. Sead Kazanxhiu, nënkryetar i Komitetit për Pakicat Kombëtare, kryetarë të shoqatave të pakicave bullgare në Shqipëri, grupi realizues i dokumentarit, diplomatë të ambasadës, gazetarë etj.
“Vendlindja dhe origjina” është xhiruar në vazhdim të dy viteve, është në tre pjesë, me rreth 40 minuta secila, dhe do të transmetohet së afërmi në ekranin e Televizionin Publik Shqiptar, informon sot.com.al.
Sipas fjalëve të skenaristit z. Selim Hoxhaj dokumentari po përkthehet edhe në gjuhën bullgare, “ç’ka do të mundësojë edhe transmetimin në televizionet në Bullgari”.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..