Zyra e Prokurorisë njoftoi se do të marrë masa kundër të gjitha personave të sanksionuar nga SHBA-ja. Prokuroria e shtetit njoftoi se edhe para vendosjes së sanksioneve sipas ligjit global "Magnitski", ishin sjellë në gjykatë Petër Harallampiev dhe Krasimir Tomov nga Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe ish Zëvendës Ministri i Ekonomisë Aleksandër Manolev, ndërsa Vasill Bozhkov është nën hetim. Është e qartë nga njoftimi se tani objekt i inspektimit do të jetë Deljan Peevski - ish-deputeti nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), dhe nënkryetari i Byrosë së Kontrollit të Mjeteve të Specializuara të Inteligjencës Illko Zheljazkov, njoftoi reporterja e BNR-së Sillvija Velikova.
Dje në mbrëmje Departamenti i Shtetit i SHBA-së akuzoi për korrupsion tre bullgarë dhe 64 persona të lidhur me ta. Më vonë u bë e qartë se ka akoma tre bullgarë të sanksionuar nga SHBA-ja për shkak të veprimeve të korrupsionit - ish Zëvendës Ministri i Ekonomisë Aleksandër Manolev dhe ish Kryetari, si dhe ish Sekretari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë Shtetit, Petër Harallampiev dhe Krasimir Tomov. Harallampiev dhe Tomov janë akuzuar në Bullgari për shitje të pasaportave bullgare.Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..