Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione sipas Ligjit “Magnitski” mbi disa persona me ndikim në Bullgari, bosi i bixhozit i cili aktualisht gjendet në Dubai, Vasill Bozhkov, tha se ai ka qenë "i vetmi që u bëri sinjal zyrtarisht Shteteve të Bashkuara, por në vend që ta shqyrtojnë, amerikanët janë kthyer kundër tij duke i vendosur sanksione. Sipas Bozkovit, që nga viti 2014 deri në 2020-ën ai ka qenë i zhvatur nga Bojko Borisov dhe nga ish-Ministri i Financave Vlladislav Goranov dhe vetëm për tre vitet e fundit të kësaj periudhe ai u ka dhënë atyre 60 milion leva reketim /mbi 30 milion euro/.
Në një konferencë, ish-Kryeministri dhe udhëheqës i GERB Bojko Borisov deklaroi se GERB nuk ka marrë mjete financiare nga biznesmeni Bozhkov. Borisov tha se i mbështet veprimet e SHBA-së dhe se vendi punon mbi këto çështje tashmë disa muaj.
Në një postim në Facebook, udhëheqësi i "Ka një popull të tillë" Sllavi Trifonov shkroi: "Shoqëria civile në Bullgari është në thelbin e pozicionit të djeshëm të SHBA-së. Sepse gjithçka që është shkruar në raport, shoqëria civile bullgare e dinte shumë kohë më parë dhe e shprehu atë në sheshe dhe rrugë.
"Pse Shtetet e Bashkuara nga jashtë duhet të na tregojnë se çfarë të bëjmë? "Është e dukshme se organet e zbatimit të ligjit nuk e kanë bërë punën e tyre," komentoi udhëheqësja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelija Ninova, duke kërkuar që Kryeprokurori Ivan Geshev të nisë hetime në shkallë të gjerë.
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ kërkoi prova nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me akuzat dhe njoftoi se derisa t'i marrë ato, do të mbështesë Deljan Peevskin, sipas të cilit arsyet e sanksioneve nuk përmbajnë ndonjë fakt të vërtetë.
Bullgaria Demokratike komentoi se tani vëmendja është e përqendruar te të gjithë ata që lejuan që fenomenet "Peevski" dhe "Bozhkov" të bëhen fakt.Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me teknologji të lartë që të përdoren kundër Rusisë, raportoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së, Katja..
Duhet të mbështetemi mbi të vërtetën historike për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në Universitetin e Sofjes gjatë prezantimit të kopjes fototipike të veprës së çmuar..
Java e kaluar rezultoi praktikisht javë pushimi për deputetët e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë, pasi gjatë tre ditëve të rregullta për seanca plenare – të mërkurën, të enjten dhe të premten – kuorumi nuk u arrit asnjëherë.Të..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me..