Për herë të parë në gjuhën bullgare u botua romani “Dobri” kushtuar historive nga fëmijëria e bullgarit Atanas Kaçamakov, i cili emigroi në SHBA në fillim të shekullit XX. Libri nga shkrimtarja amerikane Monica Shannon u ribotua shumë herë në Shtetet e Bashkuara dhe në vitin 1935 u vlerësua me medaljen e artë “John Newbury” - çmimin më prestigjioz amerikan për letërsinë për fëmijë. Juria përfshinte gjithashtu Zonjën e Parë të atëhershme Eleanor Roosevelt.
Vite me radhë vepra ishte e panjohur në Bullgari, ndërsa informacionin për të е dinte vetëm autori i ilustrimeve që ishte vetë heroi në të Atanas Kaçamakov. Ai është një skulptor bullgar, i cili u largua për në Shtetet e Bashkuara në vitin 1924. Aty ai takoi shkrimtaren e talentuar Monica Shannon e cila dëgjonte tregimet e tij për Bullgarinë, për fëmijërinë e tij, për ëndrrën e tij për tu bërë piktor dhe në to gjeti frymëzim dhe ide për romanin e vet për fëmijë. Ai u botua në vitin 1934 me titullin “Dobri”, tregon për Radion Kombëtare Bullgare Sllava Ivanova, drejtoreshë ekzekutive e Shtëpisë Botuese “13 shekuj Bullgaria” me ndihmën e së cilës libri doli edhe në gjuhën bullgare 87 vjet pas triumfit tij amerikan.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..