Korrupsioni në Bullgari ka rrënjë të thella në sistemin politik dhe ekonomik të vendit. Problemet dhe pasojat tashmë dalin jashtë kufijve kombëtare – tha Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev në hapjen e Këshillit të Jashtëzakonshëm të Sigurisë i cili u imponua të mblidhej pas sanksioneve të shpallura nga “Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja” të Departamentit të Thesarit të SHBA kundër tre shtetasve bullgarë – biznesmenëve Vasill Bozhkov dhe Deljan Peevski dhe nëpunësit shumëvjeçar të kundërzbulimit Illko Zheljazkov.
Lista e publikuar me 64 firma të lidhura me këta persona përbën një rrezik për sigurinë kombëtare të vendit kundër të cilit duhet të veprojmë në mënyrë reciproke – shpjegoi eksperti i sigurisë kombëtare Rumen Kënçev. Në një intervistë për Programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare – BNR, ai përkrahu veprimet e qeverisë së përkohshme mbi kazusin:
“Jam i bindur, se grupi i përhershëm i punës që u krijua me pjesëmarrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë Shtetërore të Sigurimit Kombëtar, Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve dhe Ministrisë së Financave do të disponojë potencialin e duhur për të zbuluar gjendjen e saktë dhe veçoritë përkatëse të çdo rasti të veçantë, në mënyrë që askush të mos akuzohet ose të përfshihet gabimisht në listë. Siç tha kryeministri duhet të caktohet shkalla e lidhjes, roli i secilës prej këtyre firmave dhe më e rëndësishmja është se kjo listë i nënshtrohet korrigjimeve dhe shtesave.”
Sipas fjalëve të ekspertit Rumen Kënçev, lista me firmat mund të shqyrtohet si “një vlerësim sintentik i gjithë tranzicionit”, por edhe si një test për qeverinë e përkohshme dhe presidentin si mishërim i pushtetit legjitim që duhet të drejtojë vendin në këtë moment.
Sanksionet e imponuara në ligjin “Magnitski” shërbyen për të hapur “sytë e mbyllur gjerë të institucioneve bullgare” - është i bindur financieri Vlladisllav Panev.
“Sanksionet sipas këtij ligji janë të tilla, se izolojnë personat e sanksionuara nga jeta ekonomike e të gjithë botës. Ata bëhen toksikë për bankat, për kontraktuesit. Nuk është e rastit që Peevski i shiti dhe firmat e tij të fundit vetëm nja një-dy muaj më parë. Ai e dinte se çfarë e priste.”
Ish ambasadorja e Bullgarisë në SHBA dhe anëtare e Klubit Atlantin tek ne Elena Poptodorova theksoi, se veprimet e ndërmarra nga SHBA nuk duhet të na befasojnë:
“Problemi me korrupsionin është një temë e dhimbshme që nuk ka lënë axhendën e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve, dhe me kalimin e kohës, shqetësimi është rritur më shumë – shpjegoi Poptodorova dhe kujtoi, se korrupsioni në përmasa të mëdha kishte edhe në fillimin e të ashtuquajturit tranzicion.
“Vitet 90-të të shekullit të kaluar ishin një periudhë e zhvillimit në kushte të reja të kanaleve të trashëguara nga epoka sovjetike të kontrabandës së armëve dhe të drogës. E gjithë kjo ngriti një platformë të përshtatshme në të cilën u zhvilluan ngjarjet pasi Bullgaria u bë anëtare e BE. Pastaj në vend filluan të vijnë para të shpejta dhe të lehta nga BE dhe fondet e tij. Disi kjo krijoi një situatë të mungesës së llogaridhënies dhe të mosndëshkimit.”
Vitet e besimit me të cilat Bullgaria u shpërblye pas pranimit të saj në BE i bënte ata që ishin në pushtet pas 2007 gjithnjë e më arrogantë dhe të pamatur kur bëhej fjalë për fondet evropiane - është e bindur Elena Poptodorova. Fraza “sundimi i ligjit” është një qëllim i përhershëm, i pranishëm kryesisht në raportet e ndërmjetme për përparimin e vendit tonë, pas 14 vjet anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Sa i përket legjislacionit, ai vazhdon të perceptohet si një “derë në fushë” - e detyrueshme për disa dhe e zhdehur për persona të tjerë fizikë ose juridikë.
Përpilues: Joan Kolev (sipas intervistave të Diana Jankullova dhe Snezhana Ivanova, BNR - “Horizont”)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES dhe home.treasury.gov
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të..