100 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 0.7 për qind e 14 266 mostrave të marra janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë të infektuar ka në qytetin e Sofjes - 20. Rrethet e qyteteve Varna /10/ dhe Bllagoevgrad /9/. Rrethet e qyteteve Kërxhali, Razgrad dhe Silistra janë pa raste të reja.
Pacientët e regjistruar aktivë janë 13 618. Në spital janë të shtruar 2335 pacientë, 253 prej tyre trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit 15 njerëz vdiqën me Covid-19 të konfirmuar. 670 njerëz u raportuan të shëruar.
23 777 vaksina u dhanë në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 1 548 304. Me imunizim të përfunduar janë 680 431 bullgarë.
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..