Shkëmbimi intensiv i informacionit midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke për hetimin e shpërthimeve në një depo ushtarake në Varbetice, ku ishte i përfshirë emri i tregtarit bullgar të armëve Emilijan Gebrev, po vazhdon. Kjo u bë e qartë pas një takimi midis Ministrit të Jashtëm Svetllan Stoev dhe homologut të tij Çek Jakub Kulhánek, i cili është për vizitë në Bullgari. Pozicionet e Bullgarisë dhe Republikës Çeke në lidhje me shpërthimet në Varbetice përkojnë plotësisht, tha Stoev. Kulhánek theksoi se Praga këmbëngul për një rishikim të marrëdhënieve të BE me Rusinë:
"Republika Çeke është shumë aktive për këtë çështje, ajo është e përfshirë në takimet e BE dhe në ato të nivelit të ministrave të jashtëm evropianë. Ne duhet të kemi një diskutim të hapur se si do të formulojmë marrëdhëniet tona me Rusinë në të ardhmen," vuri në dukje Jakub Kulhánek.Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Krasimir Kojev, në Plovdiv, ku po zhvillohet Konferenca e Nëntë..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së Forumit të Katërt të Prokurorëve të Përgjithshëm nga vendet ballkanike në Sofje. Ai..
Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UN Tourism). Në diskutime, temat kryesore..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..