“Emill Karamanov është një dirigjent, i cili gërsheton dhe kombinon temperamentin pasionues me tekste të sinqerta e të përzemërta dhe me një ndjenjë të hollë për masë artistike...Si një artist i vërtetë krijues, ai drejton me një dorë të shkathtë jo vetëm orkestrën por dhe publikun përmes faqeve të veprës muzikore. Me interpretimin e tij të ngrohtë dhe emocionues Karamanov pushtoi zemrat e spektatorëve.”
Ky citat i shkurtër është nga një përmbledhje entuziaste, e shkruar pas spektaklit “Liqeni i Mjellmës” të Çajkovskit në Operën e Sofjes në vitin 1956. Gjatë asaj kohe Emill Karamanov është 36 vjeç, por ka suksese serioze profesionale. 8 vjet më herët ai është dirigjenti kryesor i Orkestrës Simfonike Bashkiake të sapo formuar në Ruse. Nën drejtimin e tij orkestra zgjeron përbërjen e vet, grumbullon një repertor dhe vetëm një vit më vonë është shpallur orkestër shtetërore. Gjatë vitit 1952 Karamanov është i emëruar dirigjent i Orkestrës së Radios Shtetërore (sot Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare). Pas kësaj ai është dirigjent në Operën e Sofjes, merr pjesë në dirigjimin e orkestrave të ndryshme tek ne dhe jashtë shtetit, kurse që nga viti 1964 deri në fund të stazhit të tij të punës është i lidhur me median tonë.
Më 14 qershor, në studion numër një të Radios Kombëtare Bullgare u zhvillua një mbrëmje kushtuar 100 vjetorit të Emill Karamanovit. Ngjarja është në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar “Javët Muzikore të Sofjes”.
Ja se çfarë tha vajza e dirigjentit Anzhelina Karamanova pak para fillimit të koncertit:
“Ne zgjodhëm studion numër një, meqenëse babai im punoi këtu vite të tëra të gjata, kurse pasi e ndërpreu aktivitetin e tij të gjatë të dirigjentit, 15 vjet ishte shef dhe zëvendës kryeredaktor i Drejtorisë së atëhershme “Muzikë dhe transmetime muzikore” në Radion Kombëtare Bullgare dhe përsëri punoi aktivisht me Orkestrën Simfonike dhe me orkestrën ekzistuese atëherë “Simfonieta” (ose “radioja e vogël”, siç e quanin muzikantët) - tregon Anzhelina Karamanova. Kontributi i tij në fondin regjistrues të Radios është i madh. Midis viteve 1954 dhe 1978, pavarësisht dhe me ndërprerje ai nuk pushon së incizuari, ka dhe disa transmetime direkt të koncerteve pikërisht nga po kjo studio.
Babai im ka përfunduar Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje gjatë vitit 1944, për një periudhë të shkurtër është dirigjent kori, ka ekzekutuar dhe në Orkestrën Mbretërore dhe në Orkestrën e Operës së Sofjes. Në qytetin Ruse shkon me ftesë nga ana e bashkisë. Pas një periudhe të vështirësive ai mundet të forcojë orkestrën. Në sallën “Bullgaria”, ku zhvillohet Rishikimi i orkestrave simfonike tek ne (kurse në atë kohë çdo një qytet më i madh ka orkestër të vet), publiku duartroket muzikantët, dalin jehona të shkëlqyera. Më vonë ai është student pasuniversitar në Moskë. Mëson tek dirigjenti i njohur atëherë Nikollaj Anosov. Aty, ai ka mundësi të jetë një pjesë nga jeta aktive muzikore, grumbullon një përvojë të shumtë. Pas koncertit të tij pasuniversitar, merr ftesë të drejtojë filarmonitë e Moskës dhe të Leningradit, këtë të fundit e vizitoi dy vjet më vonë.”
Puna e Emill Karamanovit si dirigjent në Operën e Sofjes është gjithashtu e jashtëzakonshme. Aty ai merr pjesë në shfaqjen e parë të baletit të parë bullgar “Kuçedra dhe Jana” – vepër e Hristo Manollovit. Gjatë asaj kohe djali i kompozitorit e përpunon partiturën e krijimit, shkruan akoma dy piktura muzikore me kërkesë të koreografit Anastas Petrov. Me këtë spektakël trupa zhvillon gastrule në Stamboll me një sukses të madh. Si një mik-dirigjent Karamanov është i ftuar në Gjermani dhe në Rumani. Jep mësim në dirigjimin orkestral në Akademinë Kombëtare Muzikore dhe muzikë dhome në Shkollën Kombëtare Muzikore.
Në takimin-koncert, kujtimet e veta për Emill Karamanovin treguan muzikantë të njohur, tingëlluan incizime të drejtuara prej tij, incizime nga fondi i Radios Kombëtare Bullgare, u treguan dhe materiale arkivore, fotografi dhe afishe. Dëgjuam dhe incizime të nxënësve të tij - treshja, në piano profesori Rostisllav Jovçev (piano), Pllamen Maslev (violinë) dhe Anzhelina Karamanova (violonçel).
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..