Një nga forumet më të rëndësishme të xhazit në Bullgari – Plovdiv Xhaz Fest – filloi në korrik me një edicion në fshatin Markovo, për të vazhduar në vjeshtë në Plovdiv, kur tradicionalisht mund të presim një takim me disa nga emrat më madhështorë të xhazit në botë.
Nga 7 deri më 9 nëntor, në skenën e Shtëpisë së Kulturës “Boris Hristov” në Plovdiv, do të kemi mundësinë të dëgjojmë live muzikantë të nivelit botëror.
Përpara programit mbresëlënës të vjeshtës, Plovdiv Xhaz Fest do t'u bëjë një dhuratë tjetër dashamirësve të muzikës në gusht. Sipas një tradite tashmë 4 vjeçare, do të mbahet një koncert falas në ajër të hapur në qendër të fshatit Markovo - më 21 gusht do të dëgjojmë klarinetistin virtuoz Ivo Papazov-Ibrjama dhe orkestrën e tij "Trakia". Dhe këtë herë programi veror i festivalit i kushtohet xhazit ballkanik dhe etno, world music dhe në përgjithësi - përzierjes së tingujve të xhazit me muzikën tradicionale.
Muzikanti me famë botërore Ivo Papazov-Ibrjama lindi në Kërxhali (Bullgaria Jugore) në një familje muzikantësh të trashëguar nga Dedeagaç. Emri i lindjes i muzikantit është Ibrjam Hapazov. Ai filloi të luante që në fëmijëri dhe për më shumë se 50 vjet ka përzier kulturën muzikore rome, folklorin bullgar, ritmet turke, greke dhe ballkanike, xhazin dhe funkun. Muzikanti e bën këtë në një mënyrë absolutisht të paimitueshme dhe të dallueshme shumë përtej kufijve të vendit. Disa vjet më parë, Ivo Papazov-Ibrjama mori çmimin e madh të Festivalit Ndërkombëtar për Muzikë Botërore dhe Elektronike WOMEX 2022 për arritje të jashtëzakonshme në muzikë në shkallë globale, mjeshtëri muzikore, rëndësi shoqërore, ndikim politik dhe kreativitet të përgjithshëm.
Sot, së bashku me orkestrën e tij, të përbërë prej muzikantësh nga grupe të ndryshme etnike dhe nga pjesë të ndryshme të Bullgarisë, Ibrjama merr oferta për koncerte në të gjithë botën. Ai luajti për herë të parë jashtë vendit në vitin 1988. Gjatë kësaj periudhe, u afrua me muzikantin e madh bullgar të xhazit Millço Leviev, me të cilin luajtën së bashku. Leviev e prezantoi atë me producentin e famshëm amerikan Joe Boyd. Ishte ai që krijoi kushtet që muzika e Ivo Papazov-Ibrjama të ishte e njohur në të gjithë botën. Boyd mbetet producenti i tij edhe sot e kësaj dite. Në vitin 2005, ishte Joe Boyd ai që i dha atij çmimin e radios britanike BBC Radio 3 në renditjen prestigjioze World Music Audience Award për albumin "Fairground". Në botime të njohura si The Guardian, The Washington Post dhe The New York Times, ai u quajt "Benny Goodman-i bullgar" dhe "klarinetisti më i madh në Ballkan".
Ju ofrojmë “Kërxhalijska Rëçenica” në interpretim të Ivo Papazov-Ibrjama dhe orkestrës "Trakia" me dirigjent Dimitër Trifonov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: @ApolloniaFestival, Facebook /Plovdiv Jazz Fest
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet,..