Sot është Dita e të Vdekurve, në Bullgari e quajmë gjithashtu Përshpirtjen e Qershisë për shkak të stinës së qershive.
Pas lutjes në kishë, bullgarët ortodoksë këmbejnë grurë të zier, bukë, verë, qershi, ëmbëlsira etj. me fjalët "Zoti t’i falë të vdekurit".
Besimtarët nuk merren me punë shtëpiake për t’i drejtuar mendimet e tyre tek ata që kanë kaluar në jetën e përtejme. Në Kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare ka tri Ditë të të Vdekurve dhe ato shënohen të shtunat para Kreshmës së Madhe, para Rrëshajave dhe para Ditës së Kryeengjëllit Mihail.
Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..
Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..
Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë pasçlirimtare. Më 23 qershor 1888 linja hekurudhore Caribrod – Sofje – Vakareli iu dorëzua për shfrytëzim..
Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore),..