Sot Ambasada e Spanjës në Bullgari prezanton një botim jashtëzakonisht interesant, të titulluar “Nëpër gjurmët e një diplomati spanjoll në Sofje: Julio Palencia. Itinerari dhe pasqyra e marrëdhënieve diplomatike midis Spanjës dhe Bullgarisë”.
Në fakt, bëhet fjalë për një udhëzues, i cili prezanton momente të rëndësishme dhe rikujton ngjarje interesante nga marrëdhëniet diplomatike bullgaro-spanjolle 110-vjeçare. Pika fillestare për ta është personaliteti i Julio Palencia (1884-1952) një diplomat spanjoll, Ministër i Plotfuqishëm në Legatën Spanjolle në Bullgari në periudhën 1940-1943. Julio Palencia mbetet në histori me kontributin e tij të madh në shpëtimin e hebrenjve bullgarë nga ligji antisemitik, i miratuar nga qeveria bullgare me insistimin e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në faqet e udhëzuesit turistët, të cilët do të vizitojnë Sofjen, por dhe që të gjithë adhuruesit e historisë, mund të gjejnë një informacion interesant për godinat, ambasadat, rrugët dhe po kështu dhe fotografi nga Sofja e vjetër, ose thënë shkurtimisht: referenca të vlefshme historike për praninë e Spanjës në Bullgari.Botimi është i përgatitur në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore “Arkiva” dhe Degën Kulturore të Ambasadës. Fryt i kësaj pune të përbashkët është dhe ekspozita “Diplomacia përmes zemrave të dy popujve. 110 vjet marrëdhënie diplomatike midis Bullgarisë dhe Spanjës”, e cila mund të shikohet në qytetin e Varnës.
“Një nga qëllimet e udhëzuesit është të përkrahë turizmin midis të dyja vendeve në këto momente të vështira dhe të zbulojë si për bullgarët, kështu dhe për spanjollët lidhjen e ndërtesave dhe të monumenteve me historinë midis të dyja shteteve. Figura e Julio Palencias është shumë interesante dhe na ndihmon që të mund të prezantojmë që të gjithë këtë. Në një kohë të rëndë historike, ai ka treguar vullnet t’i tejkalojë vështirësitë, pavarësisht se kjo ia ka kushtuar postin e diplomatit” - tregoi ambasadori i Spanjës tek ne Shkëlqesia e Tij Alejandro Polanco.
Foto: arkiv, Ambasada e Spanjës
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin Gorni Llozen të Sofjes, dhe shton se shumë herë ka parë mrekullitë që Shën Gjergji bën edhe sot...
Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar . Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i kujton mirë. Megjithatë, ajo ka rrënjë shumë më të thella. Filloi me protestat e punëtorëve në Çikago..
Në Ditën e Shën Gjergjit në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në kryeqytet u mbajt bekimi i flamujve të betejës dhe i flamujve të relikteve..
Igumeni i sapozgjedhur i Manastirit bullgar të Zografit në Malin Athos, Gavriil, u ngrit nga hieromonaku në arkimandrit në festën e Shën Gjergjit. Kjo u..