Sot Ambasada e Spanjës në Bullgari prezanton një botim jashtëzakonisht interesant, të titulluar “Nëpër gjurmët e një diplomati spanjoll në Sofje: Julio Palencia. Itinerari dhe pasqyra e marrëdhënieve diplomatike midis Spanjës dhe Bullgarisë”.
Në fakt, bëhet fjalë për një udhëzues, i cili prezanton momente të rëndësishme dhe rikujton ngjarje interesante nga marrëdhëniet diplomatike bullgaro-spanjolle 110-vjeçare. Pika fillestare për ta është personaliteti i Julio Palencia (1884-1952) një diplomat spanjoll, Ministër i Plotfuqishëm në Legatën Spanjolle në Bullgari në periudhën 1940-1943. Julio Palencia mbetet në histori me kontributin e tij të madh në shpëtimin e hebrenjve bullgarë nga ligji antisemitik, i miratuar nga qeveria bullgare me insistimin e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në faqet e udhëzuesit turistët, të cilët do të vizitojnë Sofjen, por dhe që të gjithë adhuruesit e historisë, mund të gjejnë një informacion interesant për godinat, ambasadat, rrugët dhe po kështu dhe fotografi nga Sofja e vjetër, ose thënë shkurtimisht: referenca të vlefshme historike për praninë e Spanjës në Bullgari.Botimi është i përgatitur në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore “Arkiva” dhe Degën Kulturore të Ambasadës. Fryt i kësaj pune të përbashkët është dhe ekspozita “Diplomacia përmes zemrave të dy popujve. 110 vjet marrëdhënie diplomatike midis Bullgarisë dhe Spanjës”, e cila mund të shikohet në qytetin e Varnës.

“Një nga qëllimet e udhëzuesit është të përkrahë turizmin midis të dyja vendeve në këto momente të vështira dhe të zbulojë si për bullgarët, kështu dhe për spanjollët lidhjen e ndërtesave dhe të monumenteve me historinë midis të dyja shteteve. Figura e Julio Palencias është shumë interesante dhe na ndihmon që të mund të prezantojmë që të gjithë këtë. Në një kohë të rëndë historike, ai ka treguar vullnet t’i tejkalojë vështirësitë, pavarësisht se kjo ia ka kushtuar postin e diplomatit” - tregoi ambasadori i Spanjës tek ne Shkëlqesia e Tij Alejandro Polanco.
Foto: arkiv, Ambasada e Spanjës
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...