Në shekujt XII-XIV në rajonin e kryeqytetit të vjetër bullgar Tërnovo, u ndërtuan shumë manastire, të cilat u vendosën si qendra kryesore shpirtërore dhe kulturore brenda Shtetit të Dytë Bullgar. Midis tyre është Manastiri i Shenjtorëve Pjetri dhe Pavli, i njohur gjithashtu si Manastiri i Ljaskovecit, sepse ndodhet shumë afër qytetit të sotëm Ljaskovec. Manastiri madhështor, që shtrihet mbi shkëmbinjtë e lartë të Pllajës së Arbanasit, sot vizitohet nga dhjetëra mijëra besimtarë dhe turistë nga e gjithë bota.
Nga larg silueta e manastirit na kujton një kështjellë mesjetare. Sipas legjendës, tokat përreth manastirit kanë qenë pronësi e vëllezërve Pjetri dhe Asen. Kur e shpallën kryengritjen për çlirimin e Bullgarisë nga sundimi bizantin në vitin 1185, ata u betuan - në rast se kryengritja është e suksesshme, të ndërtojnë një manastir në këtë vend të shenjtë. Dhe e mbajtën premtimin e dhënë!
Gjatë viteve të errëta të sundimit osman, manastiri u dogj dhe u shkatërrua, por më pas u ringjall si një feniks nga hiri. Në të vërtetë historia e këtij tempulli të shenjtë të krishterë është e trazuar. Më shumë hollësi për të mund të mësoni në artikullin tonë “Mua nuk më preku as shpata dhe robëria, as zjarri, as tërmeti” – Manastiri i Shenjtorëve Pjetri dhe Pavli nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi:Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 10 gusht 1915, avioni i parë bullgar u testua në Bozhurishte. Projektuesi i tij ishte shpikësi Asen Jordanov, emri i të cilit është pjesë e teksteve shkollore me të cilat trajnohen të gjithë pilotët dhe inxhinierët e ardhshëm edhe sot. Që..
Shoqata kulturore bullgare "Ivan Vazov" në qytetin argjentinas të Berisso-s, provinca e Buenos Aires, do të festojë 70 vjetorin e themelimit të saj me një festë më 16 gusht 2025. "Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, mbushen 70 vjet nga..
Biblioteka Rajonale “Pejo K. Javorov” në Burgas është mikpritëse e forumit me temë: “Burgasi – pikë ndërthurjeje e trashëgimisë industriale, ndjeshmërisë ekologjike dhe potencialit kulturor”, njoftojnë organizatorët nga ekipi i Fondacionit Bullgar për..