Në shekujt XII-XIV në rajonin e kryeqytetit të vjetër bullgar Tërnovo, u ndërtuan shumë manastire, të cilat u vendosën si qendra kryesore shpirtërore dhe kulturore brenda Shtetit të Dytë Bullgar. Midis tyre është Manastiri i Shenjtorëve Pjetri dhe Pavli, i njohur gjithashtu si Manastiri i Ljaskovecit, sepse ndodhet shumë afër qytetit të sotëm Ljaskovec. Manastiri madhështor, që shtrihet mbi shkëmbinjtë e lartë të Pllajës së Arbanasit, sot vizitohet nga dhjetëra mijëra besimtarë dhe turistë nga e gjithë bota.
Nga larg silueta e manastirit na kujton një kështjellë mesjetare. Sipas legjendës, tokat përreth manastirit kanë qenë pronësi e vëllezërve Pjetri dhe Asen. Kur e shpallën kryengritjen për çlirimin e Bullgarisë nga sundimi bizantin në vitin 1185, ata u betuan - në rast se kryengritja është e suksesshme, të ndërtojnë një manastir në këtë vend të shenjtë. Dhe e mbajtën premtimin e dhënë!
Gjatë viteve të errëta të sundimit osman, manastiri u dogj dhe u shkatërrua, por më pas u ringjall si një feniks nga hiri. Në të vërtetë historia e këtij tempulli të shenjtë të krishterë është e trazuar. Më shumë hollësi për të mund të mësoni në artikullin tonë “Mua nuk më preku as shpata dhe robëria, as zjarri, as tërmeti” – Manastiri i Shenjtorëve Pjetri dhe Pavli nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi:Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me rastin e 125 vjetorit të vdekjes së kapedanit Petko Vojvoda, më 7 shkurt në qytetin Topollovgrad (Bullgaria Juglindore) do të inaugurohet një pllakë përkujtimore me fytyrën e vijvodës, njoftoi BTA. Ajo iu dhurua komunës nga Nasko Gelimaçev dhe është..
Më 4 shkurt, në qytetin Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore) do të mbahet një ritual i vendosjes së luleve për të shënuar 153 vjetorin e lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev. Nuk do të ketë festë të përbashkët të përvjetorit me Maqedoninë..
Më 2 shkurt, Kisha Ortodokse kremton Paraqitjen e Zotit Jezu Krisht në Tempull. Kjo është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Zotit gjatë vitit dhe kremtohet që nga shekujt e parë të krishterimit. Ligji i Moisiut parashikonte nëse fëmija i..