Nxënës bullgarë do të mund t’u drejtojnë pyetje astronautëve nga NASA dhe nga Agjencia Evropiane Kozmike përmes një lidhjeje video konferencë me Stacionin Ndërkombëtar Kozmik.
Mikpritës i ngjarjes “Alo, Kozmos! Flet Bullgaria”, që do të zhvillohet pas një muaji - më 26 korrik, janë ambasada amerikane tek ne, Klubi Atlantik në Bullgari dhe organizata të tjera joqeveritare. Qëllimi i projektit është të zgjojë imagjinatën e të rinjve, duke i frymëzuar të drejtojnë ëndrrat e veta përtej orbitës së Tokës drejt Hënës, Venerës, Marsit dhe botërave të tjera të panjohura, por pse jo dhe të dërgojë një bullgar të tretë në Kozmos. Përfshirja historike do të paraprihet nga një konkurs për të mbledhur pyetje nga nxënësit në moshë midis 6 dhe 19 vjeç.
Përpiluan: Diana Cankova, Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..