Zgjedhjet parlamentare përpara afatit më 11 korrik duhet të çojnë deri në formimin e një kabineti të përgjegjshëm dhe transparent me një kërkesë të qartë për gjërat e rëndësishme për Bullgarinë. Një prej tyre është tërheqja e shtetit nga qarqet e korruptuara. Në këtë është kategorike Hristina Karageorgieva, e cila jeton në Holandë që nga viti 2001. Ajo është ish kolegia jonë nga redaksia angleze e Radio Bullgarisë dhe përtej kufirit po vazhdon të punojë në fushën e përkthimit. Ajo tregon se asnjëherë nuk e ka shkëputur lidhjen me atdheun dhe po kështu nga afër i ndjek ngjarjet në Bullgari. Ka votuar dhe në zgjedhjet e rregullta më 4 prill, në këto të ardhshmet do të japë përsëri votën e saj. Sipas saj problemi bazë për vendin tonë është mungesa e sundimit të ligjit, e cila çon në mbytjen e lirive civile, politike dhe ekonomike në vend dhe e kthen atë në më të varfrin në Bashkimin Evropian. Prandaj, mendon ajo, veprimet e kabinetit teknik, përfshi dhe ndërrimi në masë të njerëzve në pozita kyçe, janë në rregull, mjafton që ato me të vërtetë të çojnë në reformat e shumëpritura:
“Aktualisht situata në Bullgari është mjaft e vështirë, por kjo nuk është një gjë e papritur. Ajo, të cilën nuk mundëm ta realizojmë në fillimin e tranzicionit, na ndjek dhe sot e kësaj dite. Mungesa e lustracionit çoi në marrjen e institucioneve shtetërore nga njerëz të afërt me nomenklaturën e pushtetit, duke kompromentuar dhe korruptuar shtetin, duke e kthyer pushtetin politik në ekonomik dhe anasjelltas. Rezultati nga e gjithë kjo është se sot kemi një oktapod shumë të vështirë për tu zbërthyer. Por, në ndryshim nga vitet 90 të shekullit të 20, disponojmë me një klasë të mesme të porsalindur, e cila nuk do që të jetojë kështu, ajo e do shtetin si dhe institucionet e tij mbrapsht. Prandaj dhe përpjekjet e qeverisë teknike filluan që aty”, tregon Hristina Karageorgieva.
Sipas saj, në mëngjesin e 12 korrikut do të zgjohemi jo më pak të hutuar, sesa jemi dhe sot, për arsyen e thjeshtë se, koha midis të dyja votimeve është tepër e shkurtër. Edhe sikur të ketë njëfarë dallimesh në rezultate, kthesa dramatike nuk priten, që aty dhe formimi i një kabineti të ri do të dalë përsëri një detyrë mjaft e ndërlikuar. Sipas bashkatdhetares sonë, varianti më i mirë është që partitë dhe koalicionet, të cilët paraqiten në zgjedhjet me dëshirë për ndryshim dhe dashuri ndaj vendit tonë, të marrin përgjegjësinë dhe të provojnë të formojnë një qeveri në emër të Bullgarisë.
Nëse në zgjedhjet parlamentare gjatë muajit prill bullgarët jashtë shtetit mundeshe të votojnë në 464 seksione zgjedhore, gjatë muajit korrik ata do të kenë mundësi të ushtrojnë votën e tyre në numrin rekord prej 784 seksioneve. A do të çojë kjo në një numër më të madh votash që atje?
“Është pak e vështirë për tu llogaritur derisa njerëzit, të cilët votuan jashtë shtetit në zgjedhjet e mëparshme, nuk do të jenë kthyer ose të kenë ardhur për pushime në Bullgari gjatë kohës së votimit të ardhshëm.
Pikëpyetja tjetër e madhe është deri në çfarë mase do të ketë rrjedhje votash për faktin se energjia e protestës, e cila lindi verën e kaluar, është kthyer në një protestë të vetmuar, të shprehur në zgjedhjen gjatë muajit prill.”
Debate të shumta në shoqëri shkaktoi vendimi i Legjislaturës së 45 të Kuvendit Popullor për një votim krejtësisht me makina në seksione me 300 e më shumë zgjedhës. Hristina Karageorgieva është e bindur se, shkak për shqetësime nuk ka, kurse procesi i numërimit në qendrat e votimit do të bëhet më transparent.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..