Më 30 qershor në orën 00.00 fiks skadoi afati përfundimtar për të aplikuar për statusin e qëndrimit të shtetasve të BE në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu cilido që nuk ka shtetësi britanike ose irlandeze, nuk ka statusin e qëndrimit të përhershëm (indefinite leave to remain) ose nuk aplikoi për një status të tillë, ose nuk e ka të drejtën e hyrjes së përhershme (indefinite leave to enter) në Mbretërinë e Bashkuar, humbet të drejtat e tij në ishull. Kjo do të thotë se nuk e ka të drejtën e punës, të përfitimeve, të shërbimeve shëndetësore, të hapjes së llogarive bankare, të marrjes së një shtëpie me qira etj., informon korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në Londër Veselin Paunov.
Më se 5.6 milion janë aplikimet e paraqitura për statusin e qëndrimit megjithëqë sipas statistikës zyrtare në vend ndodhen përafërsisht 3.5 milion shtetas të BE. Nga aplikimet e paraqitura mund të konstatohet se bullgarët janë të gjashtë për nga numri në Ishull ndër vendet e BE. Para tyre radhiten polakët, rumunët, italianë, portugezët dhe spanjollët. Përqindja e aplikimeve të refuzura është relativisht e ulët, saktëson Veselin Paunov.

Shqetësime serioze për këtë se çfarë do të ndodhë ka edhe biznesi në Ishull, i cili në praktikë nga 1 korriku mund të privohet nga krahu i vlefshëm i punës i cili vjen kryesisht nga vende si Bullgaria.
“Një sërë sektorësh të ekonomisë britanike hasin vështirësi pas largimit të qytetarëve të BE, më në veçanti evropiano-lindor – më se 1.3 milion sipas të dhënave zyrtare. Tashmë ekziston një mungesë e madhe e shoferëve, punëtorëve në industrinë ushqimore, në industrinë e restoranteve dhe hoteleve, në ndërtim dhe në shumë fusha të tjera.”
Redaktore: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..