Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake shënon 105 vjet nga themelimi

Foto: BGNES

Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake në Sofje shënon vjetorin e vet 105 vjeçar me një program special këtë fundjavë. Hapja e programit festiv përkon me iniciativën evropiane  - Nata të Muzeve 3 korrik.

Programi arsimor “Misioni gjurmues” do të sfidojë familjet të kthehen në një ushtri të vërtetë. Kështu në mënyrë atraktive prezantohen llojet e forcave të armatosura dhe teknikën e Ushtrisë Bullgare, ndërsa pjesëmarrësit kanë mundësinë të jenë pjesë e një misioni ushtarak, të provojnë shpejtësinë, orientimin dhe logjikën e tyre dhe të gradohen. Më të shpejtët, të cilët gjejnë koordinatat e sakta të një prej mjeteve luftarake më mbresëlënëse nga ekspozimi i jashtëm, do të jenë të parët që do të hyjnë dhe do ta shikojnë atë nga brenda.

Mbrëmjen një koncert do të kenë Bandat Përfaqësuese Bronzi të Trupave të Këmbësorisë dhe të Gardës Kombëtare. Do të prezantohet dhe një shfaqje unike me zjarr e klubit “Divinitas”. Parashikohet dhe projektimi i filmave bullgarë nga vitet 20-të dhe 40-të të shekullit të kaluar të prezantuara në Sezonin e sivjetshëm të Filmit Klasik. Projektimet do të shoqërohet me muzikë të ekzekutuar nga violinistja Bojana Zheljazkova Zareva dhe pianisti Jasen Obretenov.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

22 Shtator 1908 – Dita kur u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..

botuar më 25-09-22 5.05.PD

Rrugët historike të Sofjes

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..

botuar më 25-09-17 6.15.MD

Panagjurishte mirëpret origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes

Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..

botuar më 25-09-16 5.05.PD