Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhjetëra muze dhe galeri hapin dyert në Natën Evropiane të Muzeve

Po përballemi një natë vere plotë përjetime kulturore

Foto: BGNES

Edicioni i 17-të i Natës Evropiane të Muzeve do të sigurojë qasje falas në më shumë se 40 galeri arti dhe muze në kryeqytet. Itineraret kulturore do të fillojnë pas dite më 3 korrik dhe do të mbarojnë në mesnatë. Na presin një sërë ekspozitash, koncertesh, punishtesh dhe veprimtarish artistike në të hapur dhe në të mbyllur.

Iniciativa evropiane lindi në vitin 2005 në Francë, ndërsa nga viti 2006 u afirmua si një traditë edhe në jetën kulturore të Bullgarisë. Organizator është Instituti Francez në Sofje me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së kryeqytetit. Në Natën e Muzeve sivjet përfshihen edhe filiale të galerive të arteve figurative dhe të muzeve nga 21 krahina të vendit.

Ja dhe disa nga aksentët e veprimtarive në Sofje:

Në se më 3 korrikun bëni shëtitje në Urën e të Dashuruarve në kryeqytet do të njiheni me ekspozitën “Franca eMocion – Udhëtim të animuar”. Nëpërmjet fotografisë dhe vizatimit digjital autorët ofrojnë një udhëtim përmes pasurisë së jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore franceze. Ata e rrethuan të gjithë Francën dhe fotografuan 35 monumente unike të kulturës. Dhe për të sjellë në jetë fotot, kolegët e tyre Julie Stephen Chheng dheThomas Ponsshpikën një hero të animuar - ai lëvizet dhe shndërrohet në fotografitë me ndihmën e një aplikacioni celular me realitetin e shtuar.

Galeria e Arteve Evropa  në bashkëpunim me „DaOrganic - art space & natural food“ – një hapësirë për art dhe ushqim natyror prezanton “Përjetime detare të shpirtit” – një ekspozitë i marinistit të njohur Vlladimir Kjurçev. Piktori bullgar nga Ukraina ka mbaruar  Akademinë e Arteve Figurative në Shën Peterburg dhe është i frymëzuar nga krijuesi i shquar Ajvazovski. Vizitorët do të kënaqen edhe me koncertin “Nata e butë vere” në të cilin do të dëgjojnë kitaristen dhe këngëtare Stanimira Teneva (Mir) dhe perkusionistin Denis Mehmed (Den).

Pritet që një interes të madh të provokojë ekspozita “Fotografi i panjohur” në galerinë “Sintez”, e cila prezanton fotografin Georg Woltz(1863 - 1917) – një nga emrat më të rëndësishme në fotografinë bullgare nga fillimi i shekullit XX. Vizitorët do tëshohin gjithashtu fotografi të paprezantuara nga Sofja e vjetër, Luftërat Ballkanike, portrete të Mbretit Ferdinand I dhe fotografi ajrore të Bullgarisë.


Stoli, sende kishtare, punime të argjendarisë së aplikuar nga shekulli i XVI deri në fillim të shekullit XX, instrumente të artizanatit nga një punëtori argjendarie dhe punime të holla të mjeshtërve bashkëkohorë janë vetëm një pjesë e vogël e ekspozitave që na presin në Muzeun Historik Rajonal - Sofje

Edhe një sërë veprimtarish kulturore do të jenë në gjendje të shikojnë sofianasit dhe miqtë e qytetit në Natën Evropiane të Muzeve.

Ndërsa për 3 korrikun sinoptikët parashikojnë një natë e freskët verore me qiell pa re plotë yje...

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD
Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD