Radka Aleksova është një nga këngëtaret popullore më me stil, e dhuruar jo vetëm me zë, por dhe me një jetëgjatësi krijuese për t’u lakmuar. Ajo është në skenë më shumë se gjysmë shekulli, ka përjetuar çaste të shumta të një emocioni dhe të një gëzimi jo tokësor, ka kaluar dhe përmes sprovave të shumta. Ajo ndan mirënjohjen e saj për vitet në korin e famshëm popullor të grave “Misteri i zërave bullgar”, për këtë, se në këtë moment është pjesë nga formacioni i ri i shkëlqyer “Zërat e traditës”, por para së gjithësh është mirënjohja ndaj bashkëshortit të saj- kompozitori dhe dirigjent Bojan Nankov, i cili e ka lidhur jetën e tij me Radion Kombëtare Bullgare.
“Bojan Nankov ka punuar fillimisht në Programin e gjuhës turke të Radio Bullgarisë (si një redaktor muzikor), pas kësaj shkon në redaksinë “Muzikë Popullore” - tregon këngëtarja. Vite të tëra me radhë ai qe dirigjent i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, në fondin e medias ka më shumë se 1000 përpunime të tij dhe pjesë prej autori. Në një moment ai iku dhe erdhi në Shtëpinë e Minatorit në qytetin Pernik, ku krijoi një kor popullor. Ai qe dhe një pedagog vokal, ka drejtuar grupe të shumta, kurse unë kam marrë pjesë në të gjitha formacionet e tij. Ku është ai, aty jam dhe unë. Kam mësuar shumë prej tij. Unë kam lindur në fshatin Studena (një pjesë nga nën rajoni folklorik Graovo), më kujtohet sesi gjatë verës, pas punës së gjatë në fushë, njerëzit dilnin përpara shtëpive të tyre dhe këndonin nga tre veta - njëri interpretonte melodinë kryesore, dy të tjerët këndonin zërin e dytë. Kishte një burrë, xha Ivani, i cili këndonte shumë bukur, kurse dy gra të tjera ishin zëri i dytë. Unë i pëlqeja shumë këto këngë me dy zëra, ornamentet e vështira, por vetëm dëgjoja, nuk kam kënduar me ta. Mënyrën e sjelljes karakteristike e Graovos e mësova nga një këngëtare nga kori popullor në qytetin Pernik, ku këndova afro 30 vjet kam kujtime shumë të mira. Gjatë vitit 1970 unë ju bashkova korit popullor të Radios Kombëtare Bullgare, kurse pas kësaj - në “Misterin e Zërave Bullgarë”, por asnjëherë nuk u largova nga ky grup amator”.
Kujtimet e Radka Aleksovës për Ansamblin për këngë popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare:
“Kur erdha, dirigjent qe Krasimir Kjurkçijski, pas tij kishte dhe dirigjent të tjerë, për shembull Stefan Mutavçiev-për mua ata të dy qenë më të mirët. Shoqëruese në piano qe Dora Hristova, e cila më vonë u bë dhe dirigjente e “Misterit...”
Çfarë kujtohem nga vitet në “Misterin...”? Fillimisht emocionin. Pata udhëtuar jashtë shtetit me grupe të tjera, por të jesh në skenë me këtë kor të shkëlqyer qe një gjë fare e ndryshme. Përgjegjësia qe e madhe , kishte emocion, kishte gëzim. Ne që të gjithë qemë si një në skenë. Përpara të shkoj në “Misterin...”aty qenë Kremena Stançeva, Vasillka Andonova, Nadezhda Hvojneva, Ollga Borisova, Stojanka Boneva, Pavlina Gorçeva, Kalinka Vëllçeva-këngëtare të mëdha ndaj të cilave kisha një respekt të madh.”
Adhuruesit e folklorit bullgar dinë se gjatë vitit 1989 seria e albumeve “Misteri i zërave bullgar” fitoi “Grami”. Mes këngëve është “një nuse pa fëmijë”, soliste është Radka Aleksova.
“Vitet e para me këtë këngë hapnim koncertet e “Misterit...” Kompozitori Nikollaj Kaufman e krijoi posaçërisht për mua. Pjesën në të cilën dëgjohet të kënduarit tipik të Graovos, e la ta bëjmë unë dhe Bojan Nankov, pavarësisht se nuk kishte se çfarë të hartojmë ne -populli e ka hartuar. “Një nuse pa fëmijë” pranohej shumë mirë nga publiku. Kurse ne qemë shumë të rinj të entuziazmuar, na këndohej shumë, pas koncerteve kishte një gëzim të tillë të përgjithshëm dhe një ndjenjë të një kënaqësie të madhe”.
Radka Aleksova tregon dhe për nxënësit e saj - u jep mësim pa piano, u tregon vetëm me zërin e saj. Përvojën e vet e ndan dhe me këngëtarët e rinj nga “Zërat e traditës”-një formacion, në të cilin përsëri e ndien veten me krahë dhe e lumturuar me këngën.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..