A është e mundur që një muze arkeologjik të jetë vendi më i përshtatshëm për një ekspozitë të artit modern? Përgjigja është në sallën e gjerë qendrore të Muzeut Arkeologjik në Sofje, ku ndodhet ekspozita "Lapis specuaris. Drita nëntokësore” e artistit spanjoll Miguel Ángel Blanco.
Kjo ekspozitë jashtëzakonisht kurioze përbëhet nga 23 libra kuti, në të cilat vizitorët mund të gjejnë kompozime krijuese prej Lapis specularis, të njohura si selenite ose gur hëne. Kutitë e librave janë pjesë e projektit më të rëndësishëm të spanjollit - Biblioteka e Pyjeve, e përbërë nga 1208 libra të tillë që përmbajnë elemente natyrore si bimë, insekte dhe minerale. Duke vendosur veprat e tij në hapësirën e arkeologjisë, Miguel Ángel Blanco e kthen kohën në epokën e Perandorisë Romake, kur qelqi nuk ka qenë ende i pranishëm në jetën e romakëve. Me ardhjen e Lapis specuaris, drita filloi të hynte në jetën e përditshme të njerëzve të asaj kohe.
"Ata e kanë përdorur atë për të bërë dritare, serra të vogla, ose si xham që romakët e kanë vendosur në koshere për të monitoruar punën e bletëve," vuri në dukje Miguel Ángel Blanco para Radio Bullgarisë. Artisti na tregoi se si duke qenë një artist vizual atë e ka tërhequr kryesisht aplikimi magjik dhe ritual i selenitit. Por si e zbuloi ai këtë kristal si një material për veprat e tij?
"Të gjitha mbretëritë e natyrës janë të pranishme në punët e mia. E kam studiuar mbretërinë e mineraleve shumë hollësisht. Kam një koleksion të madh mineralesh, ndoshta i katërti më i madh në Spanjë. Unë kam një qëndrim shumë të veçantë ndaj mineraleve transparente. Kam një koleksion të veçantë prej llojeve të ndryshme të mikës. Ato gjithashtu janë shumë transparente dhe logjikisht u njoha edhe me gurin e hënës. Kisha përparuar në kërkimin e transparencës dhe dritës, dhe kjo më tërhoqi drejt tij.
Romakët kanë besuar në forcën magjike të këtij guri. Në çfarë ritualesh e kanë përdorur?
"Përveç se i kanë varur copat e gurit në pemë për të rivendosur pjellorinë e tyre, ata kanë shkruar mallkime ose dëshira në kristale të vogla. I kanë hedhur këto kristale në puse, sepse me kalimin e kohës seleniti tretet. Prandaj romakët kanë besuar se kështu ai hyn në botën e nëndheshme dhe atëherë mallkimi ose dëshira fiton më shumë fuqi.”
Miguel Ángel Blanco thekson se Lapis specuaris ka qenë një zbulim revolucionar për Romën e lashtë. Çfarë përbën ai?
"Ky është një gips i kristalizuar. Në ato kohë të largëta, xhami nuk ka qenë mjaftë transparent dhe njerëzit nuk e kanë vendosur në dritaret e tyre. Perandorët romakë, duke filluar me Livia dhe Augustin, ishin të parët që e panë Romën përmes xhamit Lapis specuaris. Minierat më të rëndësishme për nxjerrjen e selenitit kanë ndodhur në provincën e Spanjës, në Cuenca Almería Cartagena. Kristali i nxjerrë është transportuar në Kartagjenë dhe prej andej është nisur për në Perandorinë Romake - na tregoi mysafiri spanjoll. - Unë kam vizituar disa nga këto miniera. Në disa prej tyre, qasja është e vështirë. Kështu kam marrë fragmente dhe pjesë me të cilat realizoj punimet e mia. Tani këto miniera po restaurohen për vizita, sepse hyrja në to është sikurse të jesh brenda një guri të çmuar të gdhendur. Në shumë prej këtyre minierash ka mbishkrime, sepse ato kanë qenë strehë për kriminelët dhe gjatë luftërave këtu kanë fshehur shumë njerëz që kanë gdhendur data. Ato kanë një rëndësi të madhe historike dhe janë të hapura për publikun.”
Ekpsozita “Lapis specularis. Drita nëntokësore” do të mbetet në kryeqytetin bullgar deri më 26 shtator. Ajo tashmë është paraqitur në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Madrid dhe po ndodhet në Serdikën e dikurshme (Sofje) me ndihmën e Institutit Cervantes në Sofje.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: sofia.cervantes.esEdicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..