Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev u bëri thirrje bullgarëve që më 11 korrik të ushtrojnë në mënyrë aktive të drejtën e tyre për të votuar – “lirshëm, me përgjegjësi, me vetëdije dhe pa frikë”. Qeveria po bën çdo përpjekje për të siguruar drejtësinë dhe vërtetësinë e zgjedhjeve. Ministria e Brendshme, organet ligjvënëse dhe të sigurisë po punojnë shumë për të parandaluar votimin e blerë. Ka tashmë arsye të mjaftueshme që qytetarët bullgarë të ndihen të sigurt dhe të votojnë lirshëm, tha Janev.
Kryeministri i përkohshëm shpreson që do të formohet një parlament efektiv dhe një qeveri me shumicë të qëndrueshme në mënyrë që ajo të marrë vendime jotradicionale dhe të bëjë reforma.
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius Kubilius në një intervistë blitz për BNR - Horizont. Komisioneri Evropian kujton se, sipas shërbimeve të..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0° deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Në orët e mëngjesit do të mbajë mjegull në vende të ulëta. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët pa reshje të konsiderueshme. Do të ketë edhe..
Gjyqtarja Vlladislava Carigradska nga Gjykata e Qarkut në Pleven mori çmimin "Personaliteti i Vitit" të Komitetit Bullgar të Helsinkit. Ajo u shpërblye për punën e saj aktive për ekspozimin e marrëdhënieve dhe varësive të parregulluara në gjyqësor dhe për..
Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e..
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe..