Një vit pas protestave anti-qeveritare të bullgarëve në vend dhe jashtë, të cilat zgjatën deri në vjeshtën e vonë të vitit 2020 bashkatdhetarët tanë në Nürnbergtë Gjermanisë janë në pritje të zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme, duke pasur më shumë besim në organizimin dhe zhvillimin e tyre. Ata këmbëngulnin për ndryshim, me vetëdijen e plotë se modeli tridhjetë vjeçar i qeverisjes duhet të prishet. Cilat janë qëndrimet tani, për këtë na tregoi Gabriella Bençeva, koordinatore e protestës së parë në Nürnberg, e cila u zhvillua më 19 korrik të vitit të kaluar.
"Patjetër që zgjuam shumë njerëz, kishte shumë përfitime nga protestat, sepse shumë njerëz deshën të votojnë dhe ata votuan më 4 prill. Pjesëmarrja në zgjedhjet në Nürnberg ishte jashtëzakonisht e lartë. Fatkeqësisht, ishte vetëm një seksion, gjë që çoi në radhë të mëdha dhe disa njerëz hoqën dorë. Këtë herë do të ketë tre seksione, dhe kjo është shumë e bukur, sepse unë jam e bindur që shumë njerëz do të shkojnë të votojnë. Shumë prej tyre tashmë u informuan se si ta bëjnë këtë më shpejt dhe këtë herë njerëzit janë shumë më të qetë."
U krijua tension për faktin se bullgarët lokalë që duhej të formonin komisionin zgjedhor u zëvendësuan në minutën e fundit. Sipas Gabriellës, kjo krijoi një ndjenjë manipulimi dhe ngriti dyshime tek votuesit:
"Këtë herë gjithçka po shkon shumë normalisht, nuk ka tension. Shumë më pak shkruhet në grupet bullgare. Shkruhen specifikimet - ku janë seksionet, për shembull. Sipas mendimit tim, jashtë vendit, dhe më saktësisht në Nürnberg, qëndrimi është shumë pozitiv. Në përgjithësi, vetë fakti se këta njerëz janë jashtë vendit, disa kundër vullnetit të tyre, krijon parakushtet që ata të jenë shumë aktivë. Nga ana tjetër, ata që nuk arritën të votojnë herën e fundit do të dëshirojnë të votojnë këtë herë. Përveç kësaj, tani ne jemi të përgatitur shumë mirë. Njerëzit plotësojnë online formularët paraprakë që të mos humbasin kohë për të votuar. "
Gabriella shkoi në Gjermani me prindërit e saj para 10 vitesh dhe atje përfundoi arsimin e mesëm dhe të lartë. Aktualisht juristja 26-vjeçare është duke punuar dhe studiuar në Gjykatën e Nürnbergut. Ajo është e sigurt se zgjedhjet e parakohshme do të sjellin ndryshime në vendlindjen e saj. "Sigurisht, gjërat nuk do të ndodhin shpejt dhe situata nuk do të ndryshojë nga sot për nesër, por hapat e parë janë ndërmarrë," tha ajo. A do të kthehen bullgarët për shkak të ndryshimit të pritur?
"Po, keshtu mendoj. Ka grupe të ndryshme bullgarësh jashtë vendit. Ka të tillë që janë larguar për të mbajtur familjet e tyre. Ka edhe bullgarë që përgjithësisht ndihen më mirë jashtë shtetit dhe tashmë disa breza jetojnë jashtë. Fëmijët e tyre nuk dinë bullgarisht dhe nuk kanë asnjë lidhje me Bullgarinë. Unë dyshoj se ata do të kthehen, por gjysma tjetër ose shumica prej tyre do të duan të kthehen. Për të ndryshuar shumë gjëra, është mirë që njerëzit që nuk kanë krijuar familje jashtë - të vendosin të krijojnë familje në Bullgari. Në momentin që krijoni një familje jashtë vendit - fëmijët tuaj flasin një gjuhë tjetër, mësojnë një mentalitet tjetër. Atëherë Bullgaria bëhet një vend, të cilin e vizitojmë çdo verë. Për fat të mirë, ka edhe bullgarë të tillë, të cilët megjithëse kanë krijuar familje në një shtet tjetër, me një partner të huaj, kthehen në Bullgari sepse ndihen më mirë në atdheun e tyre. Ka raste më të ndryshme dhe kjo është më e mira në ditët e sotme, se jemi të lirë dhe mund të zgjedhim dhe të bëjmë atë që duam ".
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar,..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..