Tashmë më shumë se një javë Shkolla Muzikore Kombëtare "Ljubomir Pipkov" është mikpritëse e Festivalit të Parë Veror për Muzikë Dhome, në të cilin marrin pjesë instrumentistë të rinj bullgarë. Ngjarja përfshin trajnime, leksione, prezantime dhe një koncert, kështu që fjala "festival" në këtë rast nuk është plotësisht shteruese. Por sigurisht që është mjaft е përshtatshme për këtë festë të të rinjve, ku rinia haset me përvojën e duhur të pedagogëve të njohur të huaj dhe bullgarë. Moni Simeonov, violinist i njohur i cili që prej vitesh banon në SHBA dhe jep koncerte në mbarë botën, na tregon:
"Deri më tani kam marrë pjesë në 16 festivale të ngjashme në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Singapor - në disa si nxënës, në disa të tjerë si mësues, por ideja për ta bërë atë në Sofje erdhi nga violinistja e famshme Midori. Isha nxënës i saj në vazhdim të shumë viteve. Rreth 30 nxënës dhe studentë bullgarë aplikuan me video të tyre. Formuam gjithsej 6 grupe dhome.
Qëllimi është që muzikantët e rinj të punojnë në mënyrë aktive dhe pas dhjetë provash dhe dhjetë mësimesh të muzikës së dhomës me mësues bullgarë, të mësojnë vepra të veçanta. Kjo zakonisht kërkon më shumë kohë - një semestër, madje një vit të tërë shkollor, dhe tani, në vetëm dhjetë ditë, ata do të jenë në gjendje të interpretojnë këto vepra komplekse për orkestra harqesh. Këto ditë ata kanë klasa master në internet me mësues nga e gjithë bota të cilët janë gjithashtu interpretues të famshëm. Në këtë rast, forma e largët na ndihmon, sepse është e pamundur që këta tetë muzikantë elitarë dhe shumë të angazhuar të mblidhen në Bullgari në të njëjtën kohë. Përveç Midorit, violinistët Tanja Becker-Bender, Dmitri Berlinski, Itamar Zorman, Solomiya Ivakhiv, violonçelist David Geber dhe të tjerë gjithashtu japin mësime në internet. Ata vetë janë laureatë të konkurseve më të mëdha në botë dhe japin mësime në disa nga shkollat më prestigjioze të muzikës në Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut.”
Në këtë festival Moni Simeonov mori pjesë edhe si lektor . "Teknologjia e Pastër", "Arsimi në botë" janë titujt e disa prej leksioneve që ai mbajti. Violinisti ndau përvojë dhe njohuri për problemet teknike me instrumentet me tela duke na mësuar se "si të luajmë pa dhimbje", gjë që është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që zgjedhin karrierën e interpretuesit. Në një nga temat ai foli për profesionet muzikore të së ardhmes, në një tjetër - si të përdorim aplikacionet mobile dhe internetin për një mësim më të shpejtë dhe më efikas. Koncerti i ansambleve të dhomës të festivalit është më 10 korrik, në sallën e Shkollës Muzikore Kombëtare "Ljubomir Pipkov" nga ora 4 pasdite. Sipas fjalëve të Moni Simeonovit, ai do të zgjasë disa orë dhe do të jetë interesant dhe emocionues për mësuesit dhe publikun të cilët do të mund të dëgjojnë se çfarë kanë mësuar muzikantët e rinj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..