Projekte të shoqatës joqeveritare “Këtu-Atje” dhe fondacionit “Dëgjo” do të përkrahen nga një program i posaçëm i internet gjigantit Google-GIC / Google Impact Challenge/. Ato janë zgjedhur bashkë me akoma 11 organizata të tjera prej 11 shteteve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, të cilat do të marrin përgjithësisht 2 milionë euro për realizimin e ideve të veta. Qëllimi i programit të kompanisë botërore është të ndihmojë ide të cilat e venë digjitalen në themelin e rimëkëmbjes ekonomike.
Qëllimi i ekipit të “Këtu-Atje” është të azhurnojë edhe më tepër aktivitetin e vet të deritanishëm, të lidhur me krijimin e një bashkësie prej bashkatdhetarëve, të cilët jetojnë tek ne dhe jashtë shtetit. Që nga viti 2008 deri tani fondacioni me sukses ka zhvilluar mbi 300 ngjarje dhe ka arritur deri më gjysmë milionë veta.
Ekipi i “Dëgjo” po kështu planifikon të vazhdojë misionin e vet për sigurimin e barazisë së njerëzve të shurdhër. Ata marrin miratimin e Google me projektin e vet për programin e ri master, që përfshin një këmbim ndërkombëtar dhe inovacione digjitale.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..