Për 49% të votuesve, zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik ishin më të drejta se ato të mëparshme, dhe rreth dy të treta mbështesin votimin me makina. Këtë e tregon një sondazh telefonik i Gallup International Balkan i kryer midis 14 dhe 16 korrikut. Tre nga katër votues po ngulin këmbë për formimin e një qeverie të rregullt, por konstatohet një hezitim i konsiderueshëm nëse kjo do të ndodhë.
Mandati i votuesve nga e diela tregon një dëshirë të qartë për të shfuqizuar modelin e qeverisjes së GERB - më shumë se dy të tretat e bullgarëve të rritur e deklarojnë këtë. Në të njëjtën kohë, shumica nuk e miraton njoftimin e nxituar të Sllavi Trifonovit për përbërjen e qeverisësë re.
42.9% e të anketuarve thonë se janë për një qeveri të partive të ndryshimit, pavarësisht se si do të zbatohet saktësisht.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..