Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Heq dorë nga gjuha, por nuk heq dorë nga besimi – gagauzët në fshatin Bëllgarevo

Foto: Veneta Nikollova

Fshati Bëllgarevo është i njohur kryesisht si një destinacion turistik. Ndodhet në një nga këndet më të bukura në bregdetin tonë verior të Detit të Zi, pranë Rezervatit Natyror dhe Arkeologjik Kaliakra dhe Rezervatit Bollata, të përfshirë në renditjen botërore të gjireve më te bukura në botë. Nuk është çudi që jetesa kryesore e njerëzve këtu është turizmi. Mirëpo, pak njerëz e dinë se në Bëllgarevo jeton një komunitet i madh i gagauzëve që ruajnë besimin dhe kujtesën e tyre historike.

Cilët janë gagauzët?

Ata flasin një dialekt të vjetër turk dhe predikojnë krishterimin ortodoks. Ka gagauzë në të gjithë Bullgarinë, por më shumë ka në fshatrat gagauze në Dobruxha, ndërsa kryeqyteti i gagauzëve në vendin tonë është fshati Bëllgarevo. Dihet shumë pak për këtë grup etnografik në trojet tona. Teza më e zakonshme është se gagauzët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të protobullgarëve.

Kepi Kaliakra afër Bëllgarevos

Gërmimet arkeologjike në kepin Kaliakra tregojnë se në vend kanë banuar  protobullgarët, kurse pasardhësit e tyre ende jetojnë në fshatin e afërt Bëllgarevo dhe i përkasin grupit etnografik të gagauzëve, thonte historiani i ndjerë Bozhidar Dimitrov, i cili tashmë nuk është ndër të gjallët. Nuk është rastësi që njerëzit këtu e përcaktojnë veten e tyre si "eski bullgar", ose bullgarë të vjetër. Sipas një teorie, gjatë sundimit osman janë përballur me një zgjedhje të vështirë:

"Kur gagauzët persekutoheshin nga turqit, ata kishin dy mundësi - njëra – të hiqnin dorë nga feja, tjetra të hiqnin dorë nga gjuha e tyre. Ne kemi zgjedhur ta braktisim gjuhën tonë, por jemi të krishterë të pastër dhe e kemi ruajtur besimin. Ne besojmë në Zot, njerëzit këtu janë jashtëzakonisht besimtarë. Në fshat kemi dy kisha, njëra është në qendër dhe quhet "Kryeengjëlli Mikail” dhe tjetra është“ Shenjtorët Pjetër dhe Pali”, e cila është kishë greke.

Aty është burimi i çezmës së madhe në qendër të fshatit Bëllgarevo. Ajo është një nga simbolet e fshatit me një histori mbi një shekull e gjysmë ", thotë Maja Çallëkova - sekretare e vatrës së kulturës "Naroden Buditell -1940" ("Iluministi i Popullit") në Bëllgarevo.

Për gjuhën e gagauzëve

Fshati Bëllgarevo ka rreth 1 200 banorë të përhershëm, por jo të gjithë këtu e përcaktojnë veten si gagauzë. Në shtëpi të moshuarit ende flasin me njëri-tjetrin në gjuhën e paraardhësve të tyre, por filli me të kaluarën gradualisht po humbet:

"Ne flasim dhe e kuptojmë turqishten, por turqishtja jonë nuk është e pastër. Ajo është gagauze. Shumë njerëz, veçanërisht të rinjtë, nuk e dinë më atë - thotë Maja Çallëkova. -  Në të kaluarën, turqit na quanin "gjauri" /në turqisht - njeri i pabesë, i cili nuk e predikon islamin/, sepse nuk heqim dorë nga besimi. Emri i vjetër i fshatit është Gjaur Sujutçuk, sepse këtu dikur ka pasur shumë shelgje - sujutçuk do të thotë shelgje."

Maja Çallëkova

Në mëngjesin e freskët, një grup burrash ishin ulur në një stol përpara bashkisë. I pyetëm nëse janë gagauzë. "Në fshat ka gagauzë, ka edhe bullgarë. Unë jam gagauz. Në shtëpi flasim turqisht,  gjuhën e gagauzëve! Çfarë është dallimi? Flitet se midis turqishtes dhe gjuhës së  gagauzëve dallimi është sa lëkura e qepës, tha me shaka Dimitër Iliev dhe shtoi: “Gagauzët janë njerëz mikpritës, me zemër të mirë. Nuk është e vërtetë se gagauzët ecin vazhdimisht me thikë! ”- tha në përfundim Xha Dimitër.

Çfarë ka mbetur nga kultura e gagauzëve të dikurshëm?

Në ndërtesën e vatrës së kulturës në fshatin Bëllgarevo, ekziston një koleksion modest etnografik me sende shtëpiake autentike - një tryezë prej druri me tre këmbë, një vegjë, një bosht, kostume të vjetra, një djep prej druri për fëmijë, foto të zverdhura dhe akoma kujtime nga një e kaluar pak e harruar.

Koleksion etnografik në vatrën e kulturës në Bëllgarevo

Cilët janë gagauzët dhe si e ruajnë besimin dhe kujtesën e tyre historike në fshatin më bullgar Bëllgarevo? Shikoni videon nga fshati Bëllgarevo, i vendosur afër kepit të bukur Kaliakra:

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD