Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e gjuetarëve dhe e peshkatarëve thekson pasurinë ujore të Bullgarisë

Shoqëritë e gjuetisë vazhdojnë të kujdesen për ruajtjen e natyrës me fondet e tyre dhe punën vullnetare

Foto: Facebook /@lovIribolovBulgaria

Më 6 gusht, gjatë vitit të largët 1878, është krijuar organizata e parë joqeveritare në Bullgari - Bashkimi Bullgar i Gjuetisë. Përkujdesja e tij e parë ishte miratimi i legjislacionit të gjuetisë dhe krijimi i ligjit të parë të mbrojtjes së natyrës në Bullgari, i cili vendos rregulla të rrepta në gjueti. Në historinë e vet 123 vjeçare, organizata e gjuetarëve ka kaluar përmes sprovave të shumta dhe pavarësisht nga të gjitha arrin të ruajë traditat në mbrojtjen dhe pyllëzimin e pyjeve dhe kujdesin për bio-diversitetin. Sipas traditës Bashkimi i Gjuetarëve dhe Peshkatarëve në Bullgari e shënon këtë ditë me shfaqje të ndryshme:

“Sivjet zgjodhëm që përvjetori ynë të kalojë nën moton “Për një botë më të pasur ujore” - ve në dukje në intervistën e dhënë për Radio Bullgarinë, inxhinieri Vasill Vasilev , kryetar i Bashkimit Kombëtar.

Inxhinieri Vasill Vasilev (i pari në të majtë) në një panair të Bashkimit të Gjuetarëve dhe Peshkatarëve në Bullgari

Organizata jonë nuk është vetëm për gjuetarët. Gjatë viteve të fundit shteti u ka borxh veçanërisht peshkatarëve amatorë, sepse nuk bëhen asnjë lloj përpjekjesh për mbrojtjen, ruajtjen dhe pasurimin e pasurisë së veçantë të lumenjve bullgarë dhe të çdo lloj rezervuarëve të tjerë. Kjo është arsyeja që ne të peshkojmë në disa lumenj në zonën e qytetit  Peshtera (ultësira e Trakisë së Epërme, në një afërsi me qytetet Batak dhe Bracigovo) që të mund të vëmë aksentin mbi këto probleme. Në këtë veprimtari do të përfshihen dhe fëmijë nga qyteti. Ata janë urë midis përpjekjeve tona për mbrojtjen e natyrës, si vazhdues të veprimtarisë sonë”.

Murtaja afrikane tek derrat asgjësoi një pjesë të madhe të popullatës së derrave të egër në dy të tretat e territorit bullgar, kurse kriza rreth pandemisë me Covid-19 kufizoi seriozisht mundësitë për një turizëm të gjahut dhe nga jashtë.

“Shpresoj që tani, nëse nuk ndodhemi në pragun e valës së katërt, e cila përsëri të imponojë shtrëngimin e regjimeve, të kemi dhe një treg ndërkombëtar - shënon inxhinieri Vasilev. Gjithsesi këto janë të ardhura dhe një reklamë shumë të mirë për Bullgarinë, jo vetëm  si një destinacion gjuetie, por edhe si një destinacion thjesht turistik. Nëse partnerët tanë të huaj nuk mund të vijnë , një pjesë e madhe e gjuetarëve tanë që gjuajnë nëpër botë do të kenë mundësi ta bëjnë këtë në Bullgari.“


Për shkak të mungesës së derrave të egër, gjuetarët kanë frikë se gjuetarët e paligjshëm të mos të synojnë drerin e kuq, sorkathen dhe drerin lopatar. Prandaj shpresojnë të ketë një kontroll më të përpiktë nga ana e shtetit. Shumë pak e dinë se akoma gjatë vitit 1931 gjuetarët marrin përsipër mbrojtjen e specieve të gjuetisë siç është ariu, me idenë e ndalimit të gjuetisë së arinjve. Por, pavarësisht nga kjo, në kushte të caktuara lejohet gjuajtja e saj:

“Nga njëra anë ariu është një specie e mbrojtur, kurse nga ana tjetër - është një kafshë territoriale. Prandaj më të fortit i shtyjnë më të dobëtit në periferi. Kjo jep mundësi që ta takojmë në fshatrat malore dhe në fshatrat gjysmë malorë, në afërsi me kosheret, të sulmojnë kosheret e kështu me radhë. Nga ana tjetër ariu është një specie konfliktesh dhe e ndan territorin e vet me njerëzit, të cilët jetojnë në afërsi dhe është në konkurrencë me ta në vargun ushqimor. Kur lind një konflikt i tillë, mjerisht, specia që humbet është ariu. Edhe nëse shoqëria dhe shteti bëjnë gjithçka që është e mundur për të mos qëlluar ariun, kur njerëzit lokalë nuk kanë mekanizma për të mbrojtur veten, ata përdorin vetë - gjymtimin me kafshën. Kurse kjo, mjerisht çon deri në vrasjen e jo një por, të më shumë arinjve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Darina Grigorova, slrb.bg, Facebook /@lovIribolovBulgaria​


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burgas

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..

botuar më 25-02-04 7.20.PD

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD

Një koloni e re e pelikanit të rrezikuar dalmat u shfaq pranë qytetit Burgas

Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..

botuar më 25-02-02 10.15.PD