Një eksponat i ri jashtëzakonisht interesat tashmë është pronë e Muzeut të Spirancave në qytetin bregdetar Ahtopoll. Kjo është një zdrukth guri nga neoliti zbuluar në Gjirin e Ahtopollit. Zbulimi i çmueshëm arkeologjik u gjet nga zhytësi Mirosllav Dimitrov i cili ia dhuroi sendin muzeut. “Zdrukthi ndoshta është nga epoka e hershme e gurit dhe bakrit ose përafërsisht fillimi i mijëvjeçarit të pestë para Krishtit. Ky send u punua me një mjeshtri bizhuterie dhe bënë përshtypje me linjat e holla”, njoftoi Atanas Oraçev, ekspert në Muzeun në Ahtopoll. Ai rikujtoi se në vitin 1983 gjatë ekspeditës arkeologjike nënujore “Kozmos” në akatorinë e Ahtopollit gjithashtu u zbulua një zdrukth guri nga epoka eneolite. Artefakti i ri ripohon tezën, se Ahtopoll është një nga vendbanimet më të hershme në bregun e Detit të Zi në rajonin e malit Stranxha.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Studentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në ambientin bashkëkohor urban, njofton Radio Sofja e BNR-së. Ata përgatitën koncepte për mbetjet e vilës..
Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...
Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..