Në prag dhe në ditën e Fjetjes së Virgjëreshës Mëri15 gusht, ditë kjo e cila është edhe festë e qytetit Nesebër, banorët dhe miqtë e qytetit i drejtojnë lutjet e tyre të zjarrta Nënës së Zotit me shpresë se do të kenë mëshirë për vuajtjet e tyre. Me një procesion liturgjik ata çojnë Ikonën Çudibërëse “Nëna e Shenjtë e Zotit – zonja e Jetës” e cila daton që nga shekulli i XIII. Kjo ikonë njihet edhe si Hyjlindësja e Zezë për shkak të ngjyrave të errëta me të cilat është e pikturuar. Sipas legjendave kishtare forca e saj çudibërëse ka shpëtuar shumë herë gjatë shekujve qytetin dhe për këtë arsye banorët e pranojnë si mbrojtëse e tyre. Kjo ikonë e Shën Mërisë u krijua në stilin bizantin dhe konsiderohet se ajo u soll nga Atoni. Besohet se shëron shumë sëmundje, por mbi të gjitha i ndihmon gratë të kenë foshnja dhe qetëson shqetësimet.
15 gusht është festë e fshatit Arbanasi, rajoni i qytetit Veliko Tërnovo. Aty në manastirin “Fjetja e Hyjlindëses” ruhet ikona çudibërëse “Hyjlindësja me tre duar” me një aureolë argjendi. Edhe kjo ikonë i ndihmon gratë të bëhen nëna. Manastiri ku ruhet kjo ikonë e shenjtë u ndërtua që në kohën e dinastisë Asenevci, e cila sundoi në kohën e Mbretërisë së Dytë Bullgare në periudhën e viteve 1187 – 1280. Besohet se gratë që duan të bëhen nënë, pas një lutjeje të zjarrtë, vendosin një monedhë në ikonën dhe nëse ngjitet mbi të - Nëna e Zotit i ka dëgjuar ato.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..
Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë pasçlirimtare. Më 23 qershor 1888 linja hekurudhore Caribrod – Sofje – Vakareli iu dorëzua për shfrytëzim..
Në ditën e sotme, më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit – mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Për bullgarët, ai është shenjti më i dashur, i nderuar jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe jashtë tij. Ai..