Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali „Master of art“ me edicionin e tij të parë në Koprivshtica dhe përtej historisë së tij të filmit

Foto: FB/MasterofArtFilmFestival

Edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Kinemasë dokumentare „Master of Art“ do tëzhvillohet në 6 qytete –Sofje, Plovdiv, Varna, Stara Zagora, Bjala dhe Koprivshtica. “Zgjerimi i publikut është një çështje me prioritet për ne” – tha themeluesi i festivalit Najo Ticin. Edhe sivjet ai bashkë me bashkëshorten e tij këngëtaren operistike Aleksandrina Pendaçanska dhe këngëtaren xhaz Hillda Kazasjan, hapin një etapë të re në historinë e festivalit.


Në ditët nga 25 deri më 29 gusht në qytetin Koprivshtica „Master of Art“ kthehet në Festival të Arteve. Ai do të bashkojë në një mënyrë unike të kaluarën rilindëse të qytetit dhe kulturën moderne. Fillimi do të vihet me shfaqjen  “POETËT”, në të cilën një nga aktorët më të njohur bullgar do të recitojë poezi bullgare. Një fakt kureshtar është se në kuadrin e veprimtarisë për herë të parë në historinë e qytetit Koprivshtica do të luajë Filarmonia e qytetit Pleven me dirigjent Najden Todorov. Më 26 gusht, muzikantët do të dalin me këngëtaren Ljusi Dakovska në skenën e hapur pranë Shkollës së Vjetër për të prezantuar programin “Mbrëmja e muzikës”.

Më 27 gusht, Aleksandrina Pendaçanska do të prezantojë një koncert operistik “Kjo jam unë”. Të nesërmen është koncert-shfaqja e këngëtares xhaz Hillda Kazasjan “Le të dëgjojmë kinema” me muzikë nga filmat e vjetër bullgarë.

11 janë dokumentarët në program, të cilët do të shfaqen në Vatrën e Kulturës “Haxhi Nenço D. Pallaveev – 1869”. Radioja Kombëtare Bullgare është partneri zyrtar mediatik i ngjarjes.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veliko Tërnovo dhe Gabrovo kandidojnë së bashku për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2032

“Banorët eqyteteve Veliko Tërnovo dhe Gabrovo e meritojnë të jenë kandidatura fituese për Kryeqytetin e ardhshëm Evropian të Kulturës në Bullgari, për vitin 2032”, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit historik Veliko Tërnovo, Daniell Panov.  Ideja..

botuar më 25-08-24 6.55.PD

Krijues të njohur do të marrin pjesë në punëtorinë artistike “Krijuesi dhe natyra” buzë Danubit

Punëtoria e 29-të kombëtare e arteve pamore “Krijuesi dhe natyra” do të zhvillohet në fshatin Vetren, buzë lumit Danub, nga data 22 deri më 28 gusht, njoftuan për BTA organizatorët nga Shoqata Lokale e Piktorëve dhe Komuna e qytetit Silistra. Në..

botuar më 25-08-22 6.10.PD

Bullgaria është mikpritëse e një forumi evropian për gjuhët klasike

Bullgaria është për herë të parë mikpritëse e konferencës vjetore të Euroclassica – federata evropiane e mësuesve të gjuhëve klasike, njofton BTA. Ngjarja ndërkombëtare, e cila po zhvillohet në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", vendos..

botuar më 25-08-21 3.59.MD