Edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Kinemasë dokumentare „Master of Art“ do tëzhvillohet në 6 qytete –Sofje, Plovdiv, Varna, Stara Zagora, Bjala dhe Koprivshtica. “Zgjerimi i publikut është një çështje me prioritet për ne” – tha themeluesi i festivalit Najo Ticin. Edhe sivjet ai bashkë me bashkëshorten e tij këngëtaren operistike Aleksandrina Pendaçanska dhe këngëtaren xhaz Hillda Kazasjan, hapin një etapë të re në historinë e festivalit.
Në ditët nga 25 deri më 29 gusht në qytetin Koprivshtica „Master of Art“ kthehet në Festival të Arteve. Ai do të bashkojë në një mënyrë unike të kaluarën rilindëse të qytetit dhe kulturën moderne. Fillimi do të vihet me shfaqjen “POETËT”, në të cilën një nga aktorët më të njohur bullgar do të recitojë poezi bullgare. Një fakt kureshtar është se në kuadrin e veprimtarisë për herë të parë në historinë e qytetit Koprivshtica do të luajë Filarmonia e qytetit Pleven me dirigjent Najden Todorov. Më 26 gusht, muzikantët do të dalin me këngëtaren Ljusi Dakovska në skenën e hapur pranë Shkollës së Vjetër për të prezantuar programin “Mbrëmja e muzikës”.
Më 27 gusht, Aleksandrina Pendaçanska do të prezantojë një koncert operistik “Kjo jam unë”. Të nesërmen është koncert-shfaqja e këngëtares xhaz Hillda Kazasjan “Le të dëgjojmë kinema” me muzikë nga filmat e vjetër bullgarë.
11 janë dokumentarët në program, të cilët do të shfaqen në Vatrën e Kulturës “Haxhi Nenço D. Pallaveev – 1869”. Radioja Kombëtare Bullgare është partneri zyrtar mediatik i ngjarjes.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Filmi „Dita kur ajo do të lindë“ i Emil Spahijski u përzgjodh në seleksionin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Korçë, njofton faqja zyrtare e eventit. “Pas orësh shikimi, ditësh diskutimesh dhe muajsh punë të përkushtuar,..
Është gjithmonë bukur dhe frymëzuese kur flasim për talentet bullgare në mbarë botën. Dhe është edhe më frymëzuese kur bëhet fjalë për fëmijët. Në një ceremoni të veçantë në Sofje, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit vlerësoi fituesit e..
Iren Veliçkova-Jamami tregon historinë e Bullgarisë përmes qepjeve të imëta të qëndismave bullgare. Dy vjet më parë, ajo i dhuroi Muzeut Kombëtar të Historisë një hartë të qëndisur me dorë të vendit tonë, dhe tani është gati të prezantojë librin e saj..