Një festival në Melsambrian e dikurshme, siç e kanë quajtur trakët copën e tokës të hedhur në mes të detit, do të na kthejë mijëvjeçarë të tërë mbrapa përmes rikrijimit të mistereve dhe ritualeve të lashta. Më 26 dhe 27 gusht Akademia “Orfika” fton miqtë dhe banuesit e qytetit Nesebër të ecin nëpër rrugicën e gjatë nëpër dallgët drejt Lagjes së Vjetër, ku e kaluara do të mënjanojë të tanishmen dhe nga kjo amalgamë kohore do të lind “dikur”.
Në programin e Festivalit “Misteret e Trakisë” janë përfshirë dy spektakle ndërvepruese - “Drama misterioze trake” dhe “Misteri i heroit trak”. Sipas Cvetan Gajdarskit, drejtor i akademisë, misteret trake nuk përbëjnë shtirje prej aktori, për të joshur njerëzit me spektakle dhe ngjarje të pandodhura nga distanca, por janë krejtësisht të lidhura me rrënjët e shenjta të qenies. Prandaj dhe publiku kthehet në një farë pjesëmarrësi, duke përjetuar në mënyrë të barabartë me aktorët thirrjen e fillimit të shenjtë përmes vallëzimit, fjalës dhe muzikës.
“Të gjitha të cilat i bëjmë në Akademinë “Orfika” sa u përket rikrijimeve trake, bazohet mbi një fenomen interesant - tregon Todor Jotov, drejtor i festivalit. - Në ndryshim nga kulturat e tjera, për të cilat supozohen gjëra të ndryshme, tek trakët ne kemi dëshmi nëpër trojet tona - për jetën dhe artin e tyre, për këtë sesi e kanë renditur jetën e tyre rreth komunikimit me të shenjtën. Këto dëshmi janë të regjistruara mbi pllaka, artefakte, megalite guri dhe gjuha ka mënyrë të lexohet përmes metodës të Stephen Guide”.
Pikërisht ky është shkaku të kapim edhe sot tingëllimin e muzikës autentike trake, pohon Todor Jotov.
“Të ashtuquajturat Lade (sistem i një grupi të tingujsh muzikor) janë regjistruar duke përdorur një lloj të vjetër shënimi të notave. Dhe ajo e cila më vonë zbulohet në letër nën formën e këngëve kishtare nga Mbretëria e Dytë Bullgare, ka lidhje me trashëgiminë nga e kaluara. E njëjta gjë lidhet dhe me folklorin, meqenëse akoma ka rajone në vendin tonë, në të cilat takohet jehonë nga këto lade të vjetra. Në përgjithësi muzika është një nga gjuhët për prezantimin e lidhjes mes të shenjtës dhe përjetimeve në botën tonë.”
Në programin e festivalit janë përfshirë po kështu ekspozita “Misteret trake” të piktores Diljana Angjellova, si dhe ligjëratë mbi shkencën transcendentale lidhur me gjuhën e shenjtë të trakëve dhe rëndësinë e saj për njeriun modern.
“E shenjta është e lidhur me dritën - një e vërtetë e cila gjithmonë ndriçon, bukuri e cila gjithmonë është e ndritshme, gjëra, nga të cilat njeriu nuk mund të fshihet - sqaron pamjen ezoterike të trashëgimisë trake Todor Jotov. – E gjithë jeta e tyre ka qenë një përsëritje dhe zbulim të mënyrave të reja që kjo dritë të sillet në jetën e përditshme. Këta njerëz, të cilët disa i konsiderojnë si jashtëzakonisht parësor kundrejt nesh, kanë zbukuruar shtëpitë e tyre, kanë bërë çdo gjë si një sakrament, që të mund e vërteta e shenjtë të ndikojë në jetën e tyre individuale, në jetën e fëmijëve të tyre, në veprimtaritë e tyre, në bashkësi.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Akademia “Orfika”
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..