Cila është e përbashkëta midis muzikës klasike, fantastikës dhe kohës së kaluar në fluturim? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep përmbledhja debutuese me tregime “Fryma e engjëjve” e drejtorit të Filarmonisë së Sofjes - dirigjenti Najden Todorov.
Kur njeriu i artit është i talentuar, për të nuk ka kufi dhe roli i tij i një shkrimtari e dëshmon këtë pohim. Për shkak të kohës së lirë të kufizuar, muzikanti i njohur i shkruan historitë e tij në qiell, derisa udhëton nga një pikë në tjetrën dhe tregon për botët e brendshme, për shqetësimet dhe ëndrrat e engjëjve dhe robotëve. Tregon për njerëz që mund të ndryshojnë ngjarjet ose të “banojnë” në trupat e të vdekurve, që të vazhdojnë veprat e tyre, kurse forca bazë lëvizëse në tregime është njerëzimi, thelbi i njeriut dhe dashuria ndaj tij. Motivi është kërkimi i përhershëm i asaj harmonie, e cila lind muzikën e bukur, tekstin e mirë dhe kuptimin e ekzistencës.
Përmbledhja “Fryma e engjëjve” do të prezantohet më 2 shtator në kuadrin e festivalit “Apollonia” në qytetin Sozopoll. Najden Todorov ka lindur në qytetin e Plovdivit gjatë vitit 1974. Arsimin e tij muzikor e merr në Vjenë, e cila me kalimin e kohës kthehet në shtëpinë e tij të dytë. Ka punuar dhe në Izrael, ka dirigjuar dhjetëra grupe nëpër të gjithë botën. Në Bullgari ka punuar me Filarmoninë e Plovdivit dhe me Operën e Ruses, kurse që nga viti 2017 është drejtues i filarmonisë së Sofjes.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Komisioni kombëtar i ekspertëve përzgjodhi kandidatin bullgar për çmimin “Oscar” të Akademisë Amerikane të Filmit për filmin më të mirë ndërkombëtar. Filmi “Kopeja” / “TARIKA” është filmi i tretë artistik i regjisorit Millko Llazarov. Premiera..
Filmi „Dita kur ajo do të lindë“ i Emil Spahijski u përzgjodh në seleksionin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Korçë, njofton faqja zyrtare e eventit. “Pas orësh shikimi, ditësh diskutimesh dhe muajsh punë të përkushtuar,..
Është gjithmonë bukur dhe frymëzuese kur flasim për talentet bullgare në mbarë botën. Dhe është edhe më frymëzuese kur bëhet fjalë për fëmijët. Në një ceremoni të veçantë në Sofje, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit vlerësoi fituesit e..
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur..