Për nga natyra bullgari është një njeri dyshues dhe ka të vështirë t’u besojë apeleve, veçanërisht kur ato vijnë nga etazhet e larta të pushtetit. Kjo është një nga arsyet pse ai nuk nxiton me entuziazëm në larminë e ofruar kaq bujarisht të vaksinave falas kundër Covid-19. I mësuar me barnat natyrore dhe ilaçet shtëpiake, ai merr me rezervë çdo medikament që nuk është testuar me kalimin e kohës. Midis teorive konspirative dhe fakteve të pakundërshtueshme, bullgari ka teorinë e tij dhe mund të bindet vetëm nga fakte konkrete nga realiteti. Kjo është arsyeja pse ai vëren edhe valën në rritje të pakënaqësisë kundër të ashtuquajturës “certifikatë shëndetësore” në Evropë, gjë që nxit më tej mosbesimin e tij ndaj vaksinave dhe përforcon besimin se rezistenca e tij e veçantë ndaj imunizimit është e saktë.
Dhe përqindja e njerëzve të cilët nuk janë të vaksinuar në vendin tonë është mjaft e ulët, gjë që i bën politikanët bullgarë të mos ndërmarrin veprime për imunizim të detyrueshëm, ashtu siç kjo u imponua në vendet fqinje të Bullgarisë.
Pavarësisht thirrjeve të Kryeinspektorit Sanitar Doc. Angell Kunçev për vaksinim të detyrueshëm, të paktën në mesin e punonjësve shëndetësorë dhe socialë, asnjë vendim politik nuk është marrë. Duke lëvizur mbi akullin e hollë, ligjvënësit janë të vetëdijshëm se çdo detyrim mund të anojë aktivitetin zgjedhor në favor të partive që kundërshtojnë fuqishëm vaksinat.
Pafuqia politike në situatën e tanishme është gjithashtu e dukshme në fjalimin e eurodeputetit nga Partia Popullore Evropiane /“Bullgaria Demokratike” Radan Kanev, i cili në sallën plenare të Parlamentit Evropian i bëri thirrje Bashkimit Evropian të ndërhyjë:
“Qeveria e dytë dhe parlamenti i tretë në Bullgari dështuan në organizimin e një fushate vaksinimi, në shtypjen e propagandës anti-shkencore, e cila na çoi në rezultatin e turpshëm të rreth 20 për qind të vaksinuar, krahasuar me mesatarisht 70 për qind për Bashkimin. Përgjigja është se autorizimet e Evropës arrijnë aq larg sa është e nevojshme nëse qeveritë kombëtare dështojnë të mbrojnë qytetarët tanë”, tha ai.
Sidoqoftë, a do t’i “arsyetojë” kjo bullgarët, të cilët pranojnë çdo presion të ri në mënyrë edhe më armiqësore? Sidomos kur kryeinspektori shëndetësor shtetëror njoftoi se 300-400 mijë vaksina kundër Covid-19 do të skadonin deri në fund të shtatorit.
Menjëherë lind pyetja nëse kujdesi është për shëndetin e bullgarëve apo për vaksinat e papërdorura dhe fondet e shpenzuara? A nuk është kjo një fajësim?
“Për ditë bëjmë nga 15-20 mijë imunizime dhe me këtë ritëm nuk ka sesi të shfrytëzojmë të gjitha dozat deri në fund të muajit – theksoi Kunçev. – Kjo do të jetë dërgesa më e madhe afati i së cilës do të skadojë.”
Ndoshta kjo është arsyeja pse doza e tretë për të cilën nuk është dhënë “dritë jeshile” nga institucionet shëndetësore ndërkombëtare, sipas Doc. Kunçev është “rekomanduar”, edhe pse sipas ekspertëve ajo rekomandohet për pacientët më të prekshëm dhe me imunosupresion.
Fushata reklamuese në mediat e Bullgarisë përhapet me fuqi të plotë, por ajo nuk prek bashkatdhetarët tanë, të cilët besuan në ekzistencën e virusit mezi kur e hasën atë.
Prandaj edhe kur ata vet binden në sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave në fjalë, mezi atëherë ata do të shkojnë në pikat e vaksinimit, vullnetarisht.
Autor: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana dimitrova
Foto: arkiv, BGNES
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat e diellit - shpjegon drejtori i..
Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar,..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..